• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiç në mars takohet me Thaçin në Bruksel, dialogu teknik nis më 26 shkurt
Home
Rajon

Vuçiç në mars takohet me Thaçin në Bruksel, dialogu teknik nis më 26 shkurt

18 February, 2018 Redaktor2 Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë gjatë muajit shkurt. Ka përmendur datën 26. Ndërsa, në muajin mars do të takohen dy Presidentët, Vuçiç e Thaçi në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë se në fund të muajit shkurt do të nisë dialogu teknik me Kosovën derisa në muajin mars do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi.

“Dialogu teknik do të vazhdoj më 26 shkurt. Beogradi do të përfaqësohet nga Marko Gjuriç. Në tryezë të bisedimeve do të jetë Asociacioni i Komunave deri te çështja e diplomave”.

Vuçiç, ndërkaq ka thënë se dialogu politik do të nis në fund të shkurtit ose ne fillim të muajit mars, ku do të marrin pjesë ai dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillet për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pasluftës, kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA-së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi./Gazeta Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xavi del kundër Ronaldo: Nuk është më i mirë se Neymar!
Previous article TIRANE/ Plagos rëndë vëllain me thikë, arrestohet 23-vjeçari nga Kamza

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT