• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbuloni përbërësit natyralë nëse jeni me ftohje dhe kollë
Home
Shëndet

Zbuloni përbërësit natyralë nëse jeni me ftohje dhe kollë

18 February, 2018 luljetaautor Shëndet

Kolla është një sëmundje e zakonshme e dimrit që shkaktohet kryesisht nga një infeksion ose edhe nga ndryshimi i motit. Shumica e njerëzve janë shumë të ndjeshëm ndaj problemeve të frymëmarrjes në këtë sezon, ndaj është më mirë që në këtë periudhë të mbrohesh sesa të marrësh trajtim.

Nëse je pjesë e atyre që vuajnë nga kolla në kohën e ftohtë, atëherë me siguri ke nevojë për këtë trajtim natyral. Mjaltë dhe piperi i zi është kombinimi natyral më i mirë për të parandaluar kollën.

Mjalti është një nga produktet natyrale më të mira për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e dimrit si kolla, ftohja e zakonshme apo edhe dhimbjet e fytit. I njohur për vetitë terapeutike, mjalti përmban antibakterialë dhe antioksidantë që nxisin sistemin imunitar dhe parandalojnë kollën.

Piperi i zi, i përdorur gjerësisht për t’u dhënë më shumë aromë dhe shije ushqimeve, vepron gjithashtu si ilaç natyral efektiv për të parandaluar kollën dhe të ftohtin. Piperi është i pasur me shumë lëndë ushqyese thelbësore si vitamina C, flavonoidet, antioksidantët dhe antibakterialet. Kur përdoret i kombinuar me mjaltë, piperi i zi lehtëson gëlbazën dhe të ndihmon të kesh frymëmarrje më të pastër.

Si ta përdorësh?

Ka dy mënyra të thjeshta, por shumë efektive për të përdorur piperin e zi dhe mjaltin për të parandaluar kollën.

Piper pluhur dhe mjaltë: Piq rreth 4 – 5 kokrra piper të zi në flakë të ngadaltë, lëri të ftohen dhe thërrmoji derisa të bëhen pluhur. Në një gjysmë luge mjaltë, shto një majë luge piper, përzieje dhe haje. Bëje rregullisht çdo mëngjes për të parandaluar kollën dhe qëndro sa më larg të mundesh nga i ftohti.

Çaj me piper të zi: Në vend që të pish çajin normal, pi një çaj me piper në mëngjes për të qëndruar sa më larg kollës dhe të ftohtit. Gjithçka që duhet të bësh është t’i shtosh 2 deri në 3 fara të zeza të grira ose pluhur çajit në një gotë me ujë të nxehtë. Përzierjen lëre të vlojë për 5 minuta, pastaj shto në të edhe një lugë gjelle mjaltë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një karakter në gjuhë indiane bllokon versionet e fundit të sistemeve operative të Apple
Previous article MERO BAZE/ Pas dhjetë vjetësh, Kosova ka nisur të shpëtojë Serbinë!

luljetaautor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT