• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Torino-Juventus, derbi vlen më shumë se 3 pikë
Home
Futboll

Torino-Juventus, derbi vlen më shumë se 3 pikë

17 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Derbi i Torinos do të hapë ndeshjet e Serisë A mesditën e së dielës dhe Juventus do të kërkojë të reagojë pas barazimit zhgënjyes 2-2 të marrë në Champions League kundër Tottenham. Pas një fillimi të vështirë, Torino shpreson të bëjë një sprint final për të siguruar një vend në zonën Europa League, ndërsa bardhezinjtë do të synojnë të marrin përkohësisht vendin e parë në renditje, duke parë se Napoli ka një pikë avantazh ndaj tyre.

Gjithashtu, skuadra e Massimiliano Allegri-t është në garë për të realizuar “Tripletën”. Vendasit janë vetëm dy pikë larg vendit të shtatë të klasifikimit, por ata kanë një ecuri shumë të keqe kundër rivalëve të tyre të përjetshëm. Në fakt, Torino ka fituar vetëm një nga 23 përballjet e fundit të luajtura kundër Juventus, duke humbur 17 prej tyre, ndërsa fitorja e fundit ka qenë në prill të 2015-ës. Gjithsesi, morali i bardhezinjve nuk do të jetë shumë i mirë pas shpërdorimit të dy golave avantazh në Champions League duke vënë në rrezik kualifikimin në çerekfinale. Tani, “Zonja e Vjetër” duhet të kthejë vëmendjen në kampionat, edhe pse një gabim mund t’i kushtojë titullin. Juventus do të paraqitet në këtë sfidë pasi ka fituar tetë radhazi në Serinë A dhe do të kërkojë të vazhdojë në këtë rrugë edhe kundër Torino-s.

Shifra dhe Fakte
– Torino ka fituar vetëm një nga 23 përballjet e fundit derbi të zhvilluara kundër Torino-s (17 humbje, 5 barazime)
– Juventus ka shënuar gol në të 26 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë, më shumë se çdo skuadër tjetër e Serisë A.
– Bardhezinjtë nuk kanë pësuar gol në 10 nga 11 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat dhe kanë shënuar të paktën dy gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Torino-s në të gjitha kompeticionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Thaçi i jep DEKORATËN/ Surroi: E refuzoj, i pandershmi nuk mund të më nderojë as mua e aq më pak Kosovën
Previous article Liverpool mendon për mesfushorin e Tottenham si zëvendësuesi i Emre Can…

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT