• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ALARMI/ Niveli i Fierzës 24 m më i ulët se vjet, Drini prurje miniamle
Home
Ekonomi

ALARMI/ Niveli i Fierzës 24 m më i ulët se vjet, Drini prurje miniamle

4 November, 2017 k.autor Ekonomi

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti, si dhe ndikimet e pashmangshme të saj në sektorin e energjetikës në Shqipëri është një nga rreziqet kryesore për realizimin e parashikimeve për të ardhurat dhe shpenzimet lidhur me buxhetin e vitit 2018.

Ky shqetësim është një ndër preokupimet kryesore, e nënvizuar kjo dhe në relacionin shoqërues të projektligjit për buxhetin e shtetit, që është dorëzuar tashmë nga qeveria në Kuvend dhe ka filluar diskutimi i tij.

Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës, rezerva hidroenergjetike më e madhe në vend, është 264.2 metra mbi nivelin e detit, çka do të thotë 24 metra më pak se niveli i nëntorit të vitit 2016, por edhe mjaft larg mesatares historike, që është në 275 metra.

Për më keq, edhe prurjet ujore të lumit Drin më kaskadën e tij, ku janë ngritur tre hidrocentralet më të mëdhenj të vendit, aktualisht janë të papërfillshme: vetëm 30 metra kub ujë në sekondë, shumë më pak se edhe në verë.

Në këtë situatë, për nëntorin importet e energjisë elektrike kapin një vlerë prej rreth 30 milionë eurosh dhe situata pritet të mos ndryshojë as për dhjetorin.
Por vështirësitë financiare të kompanive energjetike pritet të shtohen edhe më tej, pasi edhe një kredi jo e vogël e Bankës Botërore për situata krize prodhimi energjetik tashmë është konsumuar.

OSHEE i ka përballuar importet me paratë e saja dhe me një mbështjeje financiare të qeverisë, por fonde të tjera buxhetore nuk janë parashikuar tani për tani dhe as në buxhetin e 2018-ës.

Por nuk janë vetëm KESH dhe OSHEE në vështirësi financiare. Edhe fitimet e Operatorit të Transmetimit të Energjisë shënuan një rënie vjetore me 15.6 për qind në periudhën janar-shtator 2017.

Rezultati financiar i kompanisë u përkeqësua për shkak të rënies së të ardhurave me gati 20 për qind. Arkëtimet e OST-së në fund të 9-mujorit arritën në rreth 3.3 miliardë lekë nga 4.1 miliardë që ishin një vit më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parashikimi i motit për fundjavën
Previous article Tritoli ndaj Nezir Rizvanit, reagon PD: Akt kriminal i përsëritur ndaj nesh

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT