• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Shqiptarët për shqiptarët”/ 14 vjeçari i zë vendin moderatores: Ëndrra ime është të ngrihem në këmbë…
Home
Histori Njerëzore

“Shqiptarët për shqiptarët”/ 14 vjeçari i zë vendin moderatores: Ëndrra ime është të ngrihem në këmbë…

16 February, 2018 k.autor Histori Njerëzore

Në prag të festes së madhe të përvjetorit të Pavarësisë, emisioni “Shqiptarët për Shqiptaret” në News24 solli në Tiranë gëzimin e vëllezërve shqiptarë të Kosovës.

Në emision erdhën histori njerëzore nga Podujeva dhe Malisheva. Por jo vetëm, studioja e emisionit të shqiptarëve dhuroi sërish emocione dhe surpriza.

I paralizuar në karrocë Riad Mehmeti 14 vjeç, nxënës i shkëlqyer, kishte ëndërr vetëm të ngrihej në këmbë dhe të takonte Elvis Naçin. Dëshira e djalit u plotësua sapo stafi i emisionit pa videomesazhin e dërguar prej tij. Ola Bruko ftoi Riadin të moderonte në studion e shqiptarëve, pasi djali kishte shumë dëshirë t’i drejtonte personalisht Elvisit disa pyetje.

“Nuk kam fjetur gjithë natën. Mezi prisja të vija këtu”, tha Riadi, i cili e intervistoi Elvis Naçin, duke e pyetur për emisionin, frymëzimin dhe për ndihëm ndaj shqiptarëve.

Në studio u përjetuan emocione të forta dhe paneli u përlot nga reagimi i Riadit kur Elvis Naçi i premtoi banesë të re, që Riadi të jetonte në kushte më të mira dhe të kishte më shumë hapësirë për të lëvizur me karrocë.

Riad Mehmeti

“Fondacioni Firdeus është bashkuar me shqiptarët dhe shpresojmë që Riadi do të ketë shtëpinë e re”, tha Elvis Naçi. “Më keni dhuruar ditën më të bukur të jetës sime”, u shpreh Riadi.
Riadi kishte edhe një kërkesë ndaj Sidrit Bejlerit pasi i kërkoi të këndonin bashkë këngën “Xhamadani vija-vija”. Gëzimi në sytë e tij, dashuria për jetën dhe mesazhi që Riadi ka për të gjithë prindërit nuk njeh kufi. Ai recitoi një poezi që e kishte krijuar vetë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Me makina luksoze e vila madhështore/ Kush ishin abuzuesit që përfitonin ndihmë ekonomike QYL (DETAJE)
Previous article Carey paralajmëron furtunë: Pa ndryshime, Formula 1 nuk ecën përpara

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT