• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Me makina luksoze e vila madhështore/ Kush ishin abuzuesit që përfitonin ndihmë ekonomike QYL (DETAJE)
Home
Sociale

Me makina luksoze e vila madhështore/ Kush ishin abuzuesit që përfitonin ndihmë ekonomike QYL (DETAJE)

16 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Nëpërmjet një filtrimi të qytetarëve abuzues, Ministria e Shëndetësisë ka përjashtuar nga ndihma ekonomike të gjithë ata që kishin të ardhura të larta dhe e përfitonin këtë ndihmë në mënyrë të padrejtë.
Bardhyka Kospiri, zëvendësministrja e Shëndetësisë, ka bërë evidente disa nga këto raste.

Në këto persona përfshihen ata të cilët kanë në posedim disa automjete, apo pagë që shkon deri në 1.5 milionë lekë.

Zyrtarja e MSH bëri me dije se po bëhet vlerësimi i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike në të gjitha qarqet e vendit, ku do t’i jepet fund njëherë e mirë përfitimit të padrejtë të ndihmës ekonomike, duke shtuar se skema e re garanton që pagesat të shkojnë te familjet në nevojë.

Disa nga rastet abuzive:

Qytetari D. A. nga Bashkia Korçë, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimi me një pagë mujore prej 149 mijë lekë në muaj.
Qytetari A. N. nga Bashkia Peshkopi, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që familjari i tij disponon dy automjete.

Qytetari A. P. nga Bashkia Fier, përfitues i skemë së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimin e dy familjarëve të vet, secili me një pagë mesatare 60 000 lekë.

Qytetari A. D. banues në Bashkinë Kukës përfitues i skemës së vjetër pas verifikimeve u konstatua që dispononte 4 automjete.

Qytetari M. S. nga Bashkia Pogradec, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimin e vajzës me një pagë mujore prej 58 mijë lekë në muaj.

Qytetari G. S. banues në Bashkinë Kamëz, përfitues i skemës së vjetër pas verifikimit u konstatua se kishte kushte shumë të mira banimi (vilë dy-katëshe, si dhe dy automjete).”

Deklarata e plotë e Kospirit:

Mbyllet faza e parë, jashtë skeme abuzuesit. Ja rastet abuzive/ Me 4 makina apo page 1.5 milionë dhe përfitonin ndihmë ekonomike. “Familjet që nuk plotësojnë kriteret të riaplikojnë në Bashki”. Jemi në fazën kur ka përfunduar vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila po shtrihet ne te gjitha qarqet e vendit. Kjo skeme e re garanton që pagesa e ndihmës ekonomike shkon te familjet më në nevojë.
Për herë të parë kanë patur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues të cilët deri dje përjashtoheshin për shkak të kritereve përjashtuese të skemës së vjetër: Nese ndryshoje vendbanim (nga nje zone ne tjetren) nuk e merrje ndihmen ekonomike, sot ky kriter eshte hequr dhe keto familje po perfshihen ne skemen e re.

Sistemi i ri është transparent. Kjo skeme funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimet shoqërore, etj ELEMINON abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin PA TË DREJTË pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, duke bërë që fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë.

Për ta konkretizuar, cfare ben sistemi automatik? Nxjer jashte abuzuesit sic jane keto raste me 4 makina apo page 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike. Dhe janë evidentuar mijëra raste te tilla, të cilët përfitonin ndihme ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë.

Po ku shkojnë sot fondet e ndihmës ekonomike: Keto fonde sot i perfiton nje familje qe deri dje merrte nje pagese minimale, edhe vetëm 1 mije lekë, ndersa sot merr ndihme te plote 8 mijë lekë. Pra me skemen e re ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë! Pas fazes se pare, ka nisur verifikimi rast pas rasti nga sistemi elektronik dhe po vijohet edhe me verifikim në terren.

Cdo ditë po identifikohen derë më derë të gjithë ato familje që nuk janë kualifikuar në këtë fazë. Dhe sigurisht ka familje në nevojë të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret dhe nuk përfitojnë nga skema, por këto familje nuk e humbasin mbështetjen ekonomike.

Nëpërmjet rivlerësimit ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Te gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.

Ndaj i drejtohemi cdo familje që nuk ka fituar ne kete faze, por që realisht është në nevojë, që të paraqiten menjëherë për aplikim pranë bashkive, të cilat duhet të përdorin fondin e vënë në dispozicion për këto raste, fond i cili tashmë eshte dyfishuar nga 3 ne 6%.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jep dorëheqjen drejtori i policisë së Korçës. Ja kush e zëvendëson
Previous article “Shqiptarët për shqiptarët”/ 14 vjeçari i zë vendin moderatores: Ëndrra ime është të ngrihem në këmbë...

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT