Ish-modelja e Playboy, Karen McDougal, ka deklaruar se në vitin 2006 ajo kishte një aferë dashurie me presidentin amerikan Donald Trump, në kohën kur ai veçse ishte i martuar me Melania Trump.
Për gazetën The New Yorker, modelja ka deklaruar se nuk mundej ta përmendte edhe aq lirshëm emrin e Trump, pasi tabloidi Enquirer i kishte paguar 150.000 dollarë për ta pasur ekskluzivitet historinë e saj të aferës së supozuar dhe më pas e tërhoqën nga publikimi.
Kjo teori është hedhur poshtë nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, duke e quajtur “lajm i rrejshëm”.
Bëhet e ditur se McDougal e ka regjistruar aferën me Trump duke e shkruar me dorë në letër dhe këtë e kanë në posedim The New Yorker. Ajo madje për revistën edhe e ka konfirmuar se shkrimi është i saj.


