Departamenti Amerikan i Shtetit tha sot se është hera e parë në histori, që e bëjnë publike faktin se një ish zyrtari i lartës si ish Kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe familjarëve të tij u ndalohet hyrja në SHBA. Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ose e thene ndryshe shkalla e pare e vettingut, e nderpreu vijimin e procedures per z. Llalla pasi te shtunen e kaluar, ai u terhoq nga sistemi i drejtesise, duke mos perfituar nga mundesia ligjore per tu bere automatikisht pjese e Gjykates se Apelit, per shkak te detyres qe ka mbajt si Kryeprokuror. Per 15 vitet e ardheshme ai nuk ka te drejte te jete me ne sistemin e drejtesise.
Po a do te thote kjo se z. Llalla iu shmang vettingut nga frika se do te dilte jo i paster dhe pas vendimit te sotem, ai ka shpetuar perfundimisht mundesise per tu kontrolluar ne pjesen pasurore apo penale qe mund te kete kryer gjate kohes se kryerjes se detyres si Prokuror i Pergjithshem? JO. Kete e ka sqaruar shume qarte ambasadori Amerikan Lu kur menjehere pas terheqjes se Llalles tha se kjo nuk e shpeton ate dhe asnje ish gjyqtar dhe prokuror nga pergjegjesia e hetimit penal. Duke paralajmeruar ne kete menyre, nje qasje te shpejte ne kete drejtim.
DY DITE ME PARE
Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara
Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.
Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.
Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
Ky ishte lajmi i dhënë nga “Zëri i AMERIKES”.
Pyetja që shtrohet pas kesaj është: A ka prova SHBA për përfshirjen e Adriatik Llallës në “raste madhore korrupsioni”. Besojmë se PO. Kur do të dalin ato? Të gjithë besojnë se sëshpejti.
Pasqyra më e mirë e përfshirjes së një zyrtari të shtetit në “raste madhore korrupsioni”, eshte menyra e jeteses se tij, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
“Alpenews.al” nisi dje publikimin e serialit te provave qe vertetojne se standardi i jeteses se kesaj familje, kryefamiljari i se ciles akuzohet se eshte perfshire “ne raste madhore korrupsioni” bejne nje jete qe e kalon mijera here mundesine, ne raport me pagat e dy nepunesve te shtetit shqiptar, siç jane zoti dhe zonja Llalla.
Veshja vetëm e një dite e vajzës së çiftit Llalla shkonte rreth 10 mije euro. Kjo e vërtetuar me çmimet reale të firmave nga me te shtrenjtat e top listes se modes boterore, me të cilat ajo vishet në përditshmëri.
Ndërsa djali adoleshent i çiftit Llalla, u pa me makina superluksoze ku vetem njera prej tyre kushton 263.200 euro. Pa llogaritur këtu skafet dhe motorret e ujit e deri helikopteret, që sipas fakteve të publikuara dukej se janë pjesë normale e perditshmerise se familjes Llalla. Por a ka edhe me shume se kaq?
Po. Ka.
Ne do te vijojme sot me provat e tjera dhe secili le te nxjerri vete konkluzionet nese standardi i jeteses se familjes Llalla rrjedh nga puna e ndershme e ish Kryeprokurorit, apo Departamenti Amerikan i Shtetit ka te drejte kur thote se ish Kryeprokurori i Shqiperise eshte perfshire ne raste madhore korrupsioni.
Nje prove qe do ju ofrojme sot, mes disa te tillave, eshte vertete tronditese. Ajo flet me shume se nje milione fjale per ate se sa larg ka shkuar ish Kryeprokurori gjate kohes qe ushtronte detyren, e paguhej me taksat e shqiptareve.
Alpenews.al








