Mijëra persona dolën në sheshin para parlamentit të Katalonjës në Barcelonë mbrëmjen e së premtes për të protestuar kundër vendimeve të Spanjës.
Ndërkohë, organizatorët bënë me dije se do të zhvillojnë një protestë masive në Barcelonë me 11 nëntor në mbështetje të ish-qeverisë që shpalli pavarësinë nga Spanja.
Ndërkohë një gjykatë spanjolle ka lëshuar një mandatarresti europian (EAW) për udhëheqësin e shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont, si dhe 4 prej aleatëve të tij që udhëtuan me të në Belgjikë.


