• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STATISTIKAT/ Shqiptarët të “FRIKËSUAR” për të pasur familje. Bie ndjeshëm numri i lindjeve
Home
Sociale

STATISTIKAT/ Shqiptarët të “FRIKËSUAR” për të pasur familje. Bie ndjeshëm numri i lindjeve

15 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Numri i lindjeve në Shqipëri është regjistruar në rënie edhe për tremujorin e katërt të vitit 2017. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 7 931 lindje, duke shënuar një rënie me 2.35% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Ndërkohë, rënie ka shënuar edhe numri i vdekjeve me 6.9% krahasuar me T4 2016 dhe rezulton 5 408.

Ndërkohë, referuar të dhënave të INSTAT, shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar është 2 523. Ky tregues demografik ka shënuar një rënie me 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Gjatë kësaj periudhe, shtesa më e lartë e popullsisë për 12 qarqet e vendit është shënuar në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve është më i lartë, 1 191 më shumë se sa vdekje. Ndërkohë, dy qarqe të tjera të cilat kanë rezultuar me shtesë të lartë natyrore janë ai i Durrësit dhe ai i Dibrës, respektivisht 375 dhe 257 lindje më shumë se sa vdekje.

Ndërsa, vlerat më negative sa i takon këtij treguesi janë regjistruar në qarkun e Gjirokastrës dhe Korçës. Në qarkun e Gjirokastrës, sipas të dhënave numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve, të cilat shënuan një rënie me 6% krahasuar me T4 2016, duke regjistruar 158 lindje.

Vetëm disa ditë më parë INSTAT publikoi të dhëna alarmante për tkurrjen e popullsisë në këtë qark, i cili gjatë vitit 2017 shënoi një rënie të popullsisë me 4.7%.

Ndërkohë, qarku i Tiranës regjistron edhe numrin më të madh të lindjeve, me 2 529, duke shënuar kështu një rritje me 2.8% krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2016, shkruan “Scan”.

Referuar të dhënave, për këtë tremujor janë shtatë qarqe të vendit të cilat kanë shënuar rënie krahasuar me tremujorin e katërt 2016, ku kryeson qarku i Elbasanit me 15% dhe ai i Beratit me 13.7%.

Sa i takon numrit të vdekjeve, kryeson qarku i Tiranës me 1338, duke shënuar një rënie me 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Ndërsa, qarku ku është regjistruar numri më i ulët i vdekjeve është i ai Kukësit me 142, që krahasuar me T4 2016, ka shënuar një rritje me 0.7%.

Ndërkohë, rënia më e madhe e numrit të vdekjeve është shënuar në qarkun e Dibrës me 41.9%, pasuar nga ai i Beratit me 15.9%, qarku i Durrësit me 8.3% dhe ai i Fierit me 8.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush po kërcënon? Pas Shtëpisë së Bardhë zarfet me ‘pluhur të bardhë’ dorëzohen edhe në Rusi
Previous article Një gjerman është futbollisti më i shpejtë i Premier League

F.autor

Postime të ngjashme

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT