I EKZEKUTUARI në TIRANË TEK BLLOKU është Memli Begalla, 64 vjeç biznesmen i turizmit, energjitikës dhe ndërtimit dhe eksportit të industrisë ushqimore.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish bllokut, perballë selisë së LSI ku policia shoqëroi 5 persona.
Sipas dëshmitarëve, autorët e kanë ndjekur viktimën me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë me xhama të zinj dhe e kanë qëlluar disa herë në trup me armë zjarri (silenciator).
Viktima i ka dalluar atentatorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar.
Informacion paraprak i policisë shtetit:
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.
Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.
Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.
Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.
/AlpeNews.al/



