• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFRIKË E JUGUT/ Pushtetarët i drejtohen PRESIDENTIT: Do të të heqim kompetencat që ke
Home
Nderkombetare

AFRIKË E JUGUT/ Pushtetarët i drejtohen PRESIDENTIT: Do të të heqim kompetencat që ke

14 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Partia në pushtet në Afrikën e Jugut thotë se po bën përgatitje për një mocion parlamentar ditën e enjte për t’ia hequr votëbesimin Presidentit Jacob Zuma, në se ai nuk jep dorëheqjen menjëherë.

Udhëheqësit e partisë së zotit Zuma thonë se Kongresi Kombëtar Afrikan shpreson të zgjedhë president Cyril Ramaphosin të enjten, ose të premten, pas heqjes së votëbesimit të presidentit aktual. Ky njoftim vjen pas kontrollit nga policia në shëpinë e një familjeje të pasur jugafrikane, me lidhje me zotin Zuma. Gjatë këtij operacioni u arrestua një person:

Policia e ndaloi personin e paidentifikuar tek shtëpia në Johanesburg e familjes Gupta, të mërkurën në mëngjes, disa orë para se Presidenti Zuma pritet të njoftojë në se do t’i bindet kërkesës së partisë së tij për të dhënë dorëheqjen.

Familja Gupta akuzohet për shfrytëzimin e miqësisë që ka patur me presidentin Zuma për të kontrolluar emërimet për poste qeveritare.

“Më në fund diçka po bëhet, këta njerëz duhet të largohen nga vendi. Duhet të na lehë rehat, boll dëme kanë bërë. Për Zumën është e kuptueshme, që tek kjo çështje varet jeta e tij, po diçka është e qartë, ai duhet të largohet nga posti.”– thotë një fqinjë e familjes Gupta.

Të mërkurën, Presidenti jugafrikan Jacob Zuma mbajti një konferencë shtypi, ku ai tha se i duhen më tepër informacione për të mësuar se çfarë ka bërë.

“Dua të di çfarë kam bërë. Fatkeqësisht, askush nuk më ka thënë këtë. Jemi duke shpenzuar shumë kohë duke thënë “Zuma duhet të largohet, nuk e kuptoj përse”, tha Zuma.

Kontrolli i policisë në shtëpinë e miqve të Presidentit Zuma ishte një presion më i madh ndaj fraksionit politik të presidentit të akuzuar.

Kongresi Kombëtar Afrikan po përpiqet ta detyrojë Presidentin Zuma të largohet nga posti një vit para se t’i përfundojë mandati. Udhëheqësit e Partisë thonë se Zuma kishte kërkuar 3-6 muaj për të përfunduar punën e nisur, por partia e tij mendoi se kjo ishte një kohë shumë e gjatë, duke patur parasysh pakësimin e madh të miratimit të publikut për të, si dhe dhe me afrimin e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, tepër të rëndësishme për vendin.

“Përshtypja ime është se Presidenti Zuma do ta japë dorëheqjen, unë nuk mendoj se ka për të qenë një dorëheqje e lehtë. Ai është një person inatçor dhe si i tillë, ai ka qenë një president me shumë prapaskena gjatë sundimit të tij, prandaj nuk po tregohet i gatshëm të largohet nga posti,”- thotë një analiste.

Që me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2009, Jacob Zumës nuk i janë ndarë akuzat për korrupsion. Mes akuzave të tjera, kritikët thonë se ai ka përdorur fonde publike prej rreth 20 milionë dollarësh për riparime në pronavt e tij.

Ai bëhet presidenti i dytë jugafrikan, pas Thabo Mbekit, që pezullohet nga Kongresi Kombëtar Afrikan. Mbeki u detyrua të japë dorëheqjen në viti 2008.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH ME MOTIN/ Dëborë dhe shi në gjithë Shqipërinë. Nga nesër vjen DIMRI i “vërtetë” (HARTA)
Previous article Shaun White, amerikani merr medalje ari në snowboarding

g.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT