Pas skandalit i cili u publikua me një shpejtësi “rrufe” në rrjetet sociale (kryesisht tek ato më të ndjekura nga njerëzit, në YouTube, Instagram dhe Facebook) të një zyrtari të qeverisë ‘Putin’ i cili shijon një moment relaksi me një ish-të korruptuar nga po e njëjta qeveri në jahtin e tij personal.

Oleg Deripaska
Një video e gjetur na gazetari dhe pjesëtari i radhëve të opozitës ruse Alexey Navalny e vitit 2016 shfaq disa momente intime të një prej miliarderëve më në zë në shtetin rus, atë të Oleg Deripaska i cili ka lidhje me vetë kreun e Kremlinit, Vladimir Putin por edhe me ish-shefin e fushatës ‘TRUMP’, Paul Manafort.

Jahti personal i miliarderit rus Oleg Deripaska
Miliarderi rus me një urdhër të prerë në formë ultimatumi ka kërkuar heqjen e videos dhe të pamjeve intime të tij me një ish-zyrtar rus. Kështu ka reaguar edhe Putin por “nën zë” ai ka kërkuar që të gjitha rrjetet sociale ta fshijnë videon.
/AlpeNews.al


