Pas ndalimit të menjëhershëm nga Policia e Elbasanit, për shtetasin Orest Sota, për të cilin u lajmërua më parë nga Kryetari I PD, Lulzim Basha, vjen edhe dëshmia e parë e të ndaluarit në Policinë e Elbasanit.
Sota është shprehur se 800 mijë eurot që dispononte ishin të babait të tij, të cilat do të përdoreshin për një pagesë. Ndërsa për 2 patentat në emrin e Tahirit, Sota deklaroi se shoferi I ish-ministrit është dhe një nga miqtë e tij, dhe udhëton shpesh me të.
Ndërkohë Policia ka konfirmuar se patentat e gjetura në mjetin e Orest Sotës janë në emrin e ish-ministrit Tahiri. /AlpeNews.al/


