• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Kupa e Shqipërisë është një “komardare shpëtimi”!!!
Home
Uncategorized

Kupa e Shqipërisë është një “komardare shpëtimi”!!!

13 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport, Uncategorized

Sot do të luhen çerekfinalet e kthimit për Kupën e Shqipërisë, një “komardare” shpëtimi për shumë ekipe dhe mundësi për të vazhduar ëndrrën për pjesëmarrje në Europa League sezonin e ardhshëm. Tirana, e vetmja skuadër e kategorisë së parë ende në garë do të përballet me Kukësin, ekipi kampion në fuqi në Shqipëri, por shumë larg paraqitjeve të sezonit të kaluar që sollën titullin e parë dhe të vetëm në historinë e veri-lindorëve. Kukësi vjen nga një humbje “e turpshme”, në shtëpi kundër Kamzës, ndërsa Tirana që po dominon Grupin e Jugut e ka Kupën e Shqipërisë si mundësinë e vetme për t’u paraqitur në elitën e futbollit të vendit tonë.

Në “Ymer Zeqiri”, gjithçka do të nisë nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Selman Stërmasi”, ku bardheblutë shënuan të parët. Kukësi nuk ka humbur asnjë ndeshje për Kupën e Shqipërisë në këtë edicion, ndërsa në kampionat e ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e tretë, plot 14 pikë lag nga Skënderbeu kryesues. Te kuksianët do të mungojnë dy qendërmbrojtësit, Alla dhe Shamedi për arsye dëmtimesh, ndërsa Tirana do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm. Secila nga katër ndeshjet e fundit të kryeqytetasve në Kupën e Shqipërisë ka pasur më pak se 3 gola.

Tirana është fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë dhe e ka fituar këtë trofe 16 herë, më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërsa Partizani e ka fituar 16 herë, për herë të fundit në vitin 2004, trofeu i fundit i fituar nga “të kuqtë”

Ndërkohë, një tjetër ndeshje që shfaq interes është Partizani-Flamurtari, me vlonjatët që janë në avantazh pasi kanë fituar 1-0 në ndeshjen e parë. Flamurtari ka qenë surpriza në këtë edicion të Superligës dhe pavarësisht nga humbja 1-0 kundër Skënderbeut në javën e fundit, mban vendin e dytë në kampionat. Flamurtari fitoi 1-0 ndaj Partizanit dhe dy javë më parë në përballjen e kampionatit. “Të kuqtë”, që po bëjnë një sezon shumë larg pritshmërive e kanë kupën si të vetme mundësi për të marrë një trofe në këtë sezon. Trajneri Sulejman Starova do të jetë sërish i skualifikuar, ndërsa në sulm do të luajë Jurgen Bardhi, duke qenë se blerja kryesore e verës, Edgar Çani mbetet i padiponueshëm. Sa për statistikë, duhet thënë se Partizani dhe Flamurtari nuk e njohin shenjën “X” në Kupën e Shqipërisë. Këto dy skuadra nuk kanë barazuar në asnjë nga pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në këtë veprimtari.

Ndërkohë, Skënderbeu dhe Laçi janë maksimalisht të sigurta për arritjen në gjysmëfinale pasi kanë fituar në ndeshjet e para dhe do të presin respektivisht Teutën dhe Luftëtarin. Skënderbeu, që nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Shqipërisë, e kryeson kampionatin me 11 pikë avantazh, ka fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj durrsakëve, që kanë si prioritet Superligën, duke qenë se janë në vendin e parafundit. Gentjan Begeja do të debutojë si trajner në stolin e Teutës, pasi Stavi Nica dha dorëheqjen, pas humbjes në shtëpi, 2-3 kundër Luftëtarit. Këta të fundit do të presin Laçin, por i rëndon shumë humbja 3-0 në ndeshjen e parë dhe pavarësisht se në kampionat nuk e kanë provuar shijen e humbjes prej muajit nëntor, përmbysja ndaj ekipit të Mezanit duket një utopi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhja e Markut/ Ruli: Nuk e marr parasysh fare ambasadorin Lu, e njoh shumë mirë Kushtetutën dhe…
Previous article MASAKRA/ Rrëfehet futbollisti shqiptar në Itali: Dy REPERAT më hapën barkun me THIKË për të mbrojtur një maroken

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT