• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA/ Rrëfehet futbollisti shqiptar në Itali: Dy REPERAT më hapën barkun me THIKË për të mbrojtur një maroken
Home
Sociale

MASAKRA/ Rrëfehet futbollisti shqiptar në Itali: Dy REPERAT më hapën barkun me THIKË për të mbrojtur një maroken

13 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Kanë arrestuar ata të dy që më goditën me thikë? Më bëhet qejfi, sepse kështu duhet, por i takon drejtësisë të merret me ta. Nuk ju uroj asgjë pasi nuk kam asnjë gjë ndaj tyre. Për mua rëndësi ka që jam gjallë”. Janë fjalët e Aldi Shpijati 21-vjeçarit shqiptar, futbollist i skuadrës së Arcetana në Itali. tashmë ai ka dalë nga reanimacioni në spitalin “Santa Maria Nuova” në Reggio Emilia. Është i aftë të çohet paksa dhe të flasë ndërsa njërin nga krahët e ka të fashuar.

“Më e keqja kaloi. Nuk e di ende për sa kohë duhet të qëndroj në spital” – thotë i riu. Në spital e mësoi se janë arrestuar 2 personat që e sulmuan me thikë në natën mes të shtunës dhe të dielës 8 ditë më parë në një parkim në Scandiano. Ngjarja ndodhi rreth orës 3.30 pasi ai kishte dalë nga një diskotekë. Aldi ndërhyri për të ndihmuar një shokun e tij i cili u përfshi në një sherr, por u godit 3 herë me një thikë 8.5 cm të gjatë të gjetur më pas nga karabinierët.

Autor i dyshuar është reperi Juri Margini, 20 vjeç dhe Emilio Finizio me nofkën “Malacarne”, 36-vjeç nga Sassuolo. Për të dy është dhënë masa e arrestit me burg me akuzën e tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

I plagosuri ka thënë se i njihte autorët më shumë nga emri sesa si fytyrë. Ai ka deklaruar se atë mbrëmje ishte i shoqëruar me 5 miq të tij, djem dhe vajza. Fillimisht kishin shkuar në diskotekën “Corallo” dhe më pas në një bar për të ngrënë diçka.

“Reperi nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur. 10 minuta më parë pati një sherr për arsye banale. Ata të dy ndërhynë duke provokuar një sherr të dytë duke u sjellë me arrogancë. Kur pashë mikun tim maroken të vënë me shpatulla pas muri me një thikë të vendosur në fyt u hodha për ta mbrojtur. Dhe ata u kapën me mua. Reagova instinktivisht. Bëra atë që duhet të bënte kushdo tjetër. Dua të falënderoj mjekët që më sollën në jetë”.

Ai nuk i vuri re që në fillim plagët e marra.

“Ishim 200 metra nga ndihma e shpejtë dhe shkova aty në këmbë i ndihmuar ngas hokat. Kisha duart e gjakosura ndërsa shihja që nga barku kisha gjakderdhje të madhe. Aty mendoja se do më vendosnin 2 qepje dhe do të kthehesha të luaja futboll të nesërmen. Vetëm më vonë e mora vesh që isha goditur në organe jetësore si mushkëritë dhe se mund të vdisja. Isha në ferr për disa orë”.

Luçia, nëna e Aldit jeton ende në ankth.

“Nuk mund të them që jam e kënaqur që autorët u arrestuan, sepse kjo gjë na ka bërë shumë keq. Nuk arrij të fle gjumë. I vetmi moment i lumtur ishte kur Aldi hapi sytë”.

Avokati i Juri Margini thotë se klienti i tij nuk ka lidhje me krimin. “Klienti im nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur. Ai është paraqitur në polici sapo mësoi se ishte në kërkim. E kemi apeluar çështjen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kupa e Shqipërisë është një “komardare shpëtimi”!!!
Previous article Video/ Mbrëmje e veçantë në Tiranë, dedikuar të rinjve me nevoja speciale

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT