Ish-ministri Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurores Marku dhe mbështetjen e zgjedhjes së saj nga ambasadori i SHBA.
Ruli nga “Studio e Hapur” në “News 24” the se nuk i referohet fare ambasadorit amerikan, duke qenë se e njeh shumë mirë Kushtetutën, duke qenë edhe pjesë e krijimit të saj.
Nuk e marr para sysh fare ambasadorin Lu.
Nuk e marr për pikë referencë këtë gjë.
Mua më mjafton arsyeja dhe logjika ime dhe e atyre që e njohin sistemin kushtetues, si ndërtohet dhe si operon.
Kushtetuta dhe modeli i drejtësisë shqiptare do të jenë njëlloj të kompesuara me elementin e veçantive që kemi ne.
Ku është fatal pushteti i kreut të maxhorancës dhe kryeministrit.


