Nuk janë të rralla rastet kur rrjeti social “Facebook” (dhe jo vetëm), i ka tradhëtuar shpesh ata që duan të duken si “kriminelë”, dhe ata që në të vërtetë janë.
Në plot raste, kjo gjë ka shërbyer si pistë e policisë për kapjen e autorëve, e në raste të tjera kjo gjë është zbuluar vetëm pas kapjes së tyre.
Rasti më i fundit ishte ai i sotmi, ku një shqiptar që jetonte në Itali u kap me kokainë në makinë, që më vonë do të shitej 250 mijë euro.
Vladimir Prroj, mbante foto në “Facebook”, kur kishte qënë i vogël dhe jetonte në Shqipëri, me një pushkë në krahë.
Një nga rastet e para e me të veçantat, ndoshta dhe nga mosha, eshtë në marsin e 2015-s, ku pas një sulmi te armatosur ndaj një makine policie në Lazarat, një raport i DITA-s bazuar në një hetim të policisë lokale të kaluar në heshtje hodhi dritë mbi një dukuri shqetësuese:
Atentatorët fare të rinj në moshë shfaqnin simpati të qarta për ISIS-in dhe terrorizmin islamik, duke shpërndarë një sere fotosh me armë në “Facebook”.
‘Il giornale’ shkruan se dy të rinjtë kishin publikuar në rrjetin social dokumente anti-perëndimore dhe antisemite edhe në përputhje me atentatet e bëra në Evropë, për të cilët përgjegjësia është marrë përsipër nga ISIS. Mediat italiane mes të tjerash shkruajnë se shqiptarët ishin pjesë e një grupi në aplikacionin Whatsapp ku fton për xhihad (Te jenë pjesë e ISIS).

Një tjetër i ri, 19-vjeçar u vu në pranga nga policia e Tiranës, pasi i është gjetur një pistoletë.
Siç bën me dije policia, në pranga është vënë Denis Kuçi, pasi në Vorë, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë e dyshuar sportive, një thikë e një kapuç. Përveç kesaj, ai kishte disa postime në “Facebook”, ku tregonte hapur “pasionin” për armët e ftohta.



Rasti tjetër është ai i Erges Lipos, 30 vjeçarit banues në Pogradec.
Ndalimi i tij, u bë pasi, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake.
Ergesi ishte një nga të kerkuarit, që nga atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër. Siç e shohim dhe më poshtë, Lipo ka foto në “Facebook” me pushkë/snajper, ku dhe shfaqet shumë i lumtur.
Fabio Dushku, shqiptari që u arrestua nga policia greke pasi mendohej se po bente përgatitjen e madhe, postonte shpeshherë foto nga qelia e burgut. Ndoshta kjo mund të ketë qënë një nga pistat që i ka sherbyer policisë për të kuptuar planin e tij të arratisjes.
Foto me armë, makina dhe postime ku shfaqte hapur postimet e stemave me simbolet e Anarchy”. “Pa zot, pa padronë, kundra të gjithë autoriteteve, Anarkia.
I riu Saimir Ahmeti banor i fshatit Vanë në bashkinë e Delvinës u arrestua nga policia e Delvinës për përndjekjen e vazhdueshme dhe kërcënimin e bashkëjetueses së tij, shtetases Bleona Habibi, 18 vjeç. Mësohet se familja e vajzës nuk ka qenë dakord me lidhjen, ndonëse kjo e fundit prej 8 muajsh jetonte në shtëpinë e Saimirit.
Edhe Saimir, si shembujt më lart, mbante në profilin e tij të “Facebook”, një foto në ambiente shtepie, me një armë.
/AlpeNews.al/








