• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndahet nga jeta prof.dr.Niko Pano, studiuesi kryesor i pasurisë ujore të Shqipërisë
Home
Sociale

Ndahet nga jeta prof.dr.Niko Pano, studiuesi kryesor i pasurisë ujore të Shqipërisë

3 November, 2017 k.autor Sociale

Profesori la një trashëgimi të pasur me vlera shkencore dhe praktike me vlerë për shkencën dhe ekonominë e vendit. Ndarja nga jeta e Profesorit është një humbje e madhe për familjen e tij, kolegët, bashkëpunëtorët, mbarë komunitetin shkencor e universitar, shoqërinë civile e atë prodhuese. Ka shkruar një mori studimesh, artikujsh e referatesh në shtypin shkencor. Ndërmjet studimeve të shumta spikatin 6 studime të emërtesës së Këshillit të Ministrave

Është ndarë nga jeta prof. dr. Niko Pano, një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të institucioneve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Prof. Pano, lindi më 16 shtator 1937 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Odesës dhe në vitin e fundit u diplomua në Institutin e Hidrometeorologjisë më 1960 në Leningrad (sot San Petërburg). Filloi punën në Institutin e Hidrometeorologjisë së Akademisë së Shkencave si inxhinier hidrolog duke pasur edhe detyra shkencore e drejtuese: përgjegjës i sektorit të hidrologjisë (1960–1986), nëndrejtor i Institutit Hidrometeorologjik (1990–1992). Ai ishte pedagog i jashtëm i lëndës së hidrologjisë në degën e gjeografisë të Universitetit të Tiranës. Është bashkautor i monografive “Ngjarjet e jashtëzakonshme atmosferike në Shqipëri” (1967); autor i studimit “Ligjshmëria e depërtimit të ujërave të detit Jon në Adriatik” (1973); “Hidrologjia e Shqipërisë” (1984); “Gjeografia fizike e Shqipërisë” (1990) etj.  Kryetar i shoqatës “Mbrojtja dhe Rruajtja e Ujërave të Shqipërisë”; Autor i Monografisë: ” Pasuritë Ujore të Shqipërisë”. Botim i Akademisë së Shkencave, viti 2008; Autor i Projektit të HEC të Skavicës në lumin Drini i Zi, për hidrologjinë, viti 2010; Autor i studimeve hidrologjike rajonale

për sistemin hidrografik “Liqeni i Prespës – Liqeni i Ohrit Lumi Drini i Zi, sistemi hidrografik: Lumi Drin – Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna, Delta e Lumit Buna në detin Adriatik, vitet 2008 – 2013; Anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për

Hidroekonominë Shqipëri – Maqedoni dhe Shqipëri – Mali i Zi, vitet 1970 – 1985.

Rrjeti hidrografik i lumit Drin shquhet për individualitetin e tij të veçantë dhe të përsosur natyror, si dhe për potencialin e lartë dhe të shumëllojshëm hidrik. Ky rrjet krahas vlerave të larta estetike shërben edhe për zhvillime ekonomike të vendit tonë si për të tashmen ashtu edhe për perspektivën.

Ka shkruar një mori studimesh, artikujsh e referatesh në shtypin shkencor. Ndërmjet studimeve të shumta spikatin 6 studime të emërtesës së Këshillit të Ministrave.

Më 1984, Niko Pano për meritat e tij dekorohet nga Kuvendi Popullor me urdhrin “Naim Frashëri” e më pas me “Medalje Pune” me motivacionin “Për arritje të mira në studimet shkencore hidrologjike për vlerësimin e pasurive ujore të Shqipërisë”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për punën e tij me pasion dhe me cilësi, e ka vlerësuar gjithmonë prof. Panos. Kështu, më 2015 prof. dr. Niko Pano u nderua me medaljen “Nderi i Akademisë” me motivacion “Për kontributin e shquar në shërbimin hidrometeorologjik, në realizimin e kërkimeve e botimeve në fushën të pasurive ujore të Shqipërisë, si dhe atë në fushën e arsimit e të edukimit të brezave të rinj e specialistëve”.

Gjithashtu, për monografinë shkencore “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të edicionit të parë të Çmimeve Shkencore të Akademisë për vitin 2016 për studimet dhe botimet më të arrira, ai u vlerësua me çmimin shkencor “Radovicka”. Vepra e tij u vlerësua me motivacionin “Vepra shkencore ‘Pasuritë ujore të Shqipërisë’, një studim i gjerë dhe kompleks, është rezultat i kërkimeve gjysmëshekullore për resurset hidrike të Shqipërisë, të realizuar me metoda bashkëkohore, me kontribut të shquar për shërbimin hidrometeorologjik në fushën e pasurive ujore të Shqipërisë me ndikim teorik e praktik në kërkim-zhvillim, si dhe në fushën e arsimit e të edukimit të kërkuesve të rinj”.

Prof. Niko Pano deri në ditët e fundit ka punuar për daljen në dritë të botimit të ri shkencor “Hapësira bregdetare Divjakë – Karavasta në Adriatik”, për të cilin në krye të një grupi specialistësh, ai kontribuoi për të paraqitur një studim integral të zonës me qëllim final rikuperimin mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror të kësaj hapësire me rëndësi dhe me bukuri të rrallë natyrore.

Profesori la një trashëgimi të pasur me vlera shkencore dhe praktike me vlerë për shkencën dhe ekonominë e vendit.

Ndarja nga jeta e Profesorit është një humbje e madhe për familjen e tij, kolegët, bashkëpunëtorët, mbarë komunitetin shkencor e universitar, shoqërinë civile e atë prodhuese.

22894294_1478705728831265_902874174371024907_n

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Ja kush ishte striptistja amerikane që kalonte mbrëmjet me diplomatin shqiptar?
Previous article Afërdita dhe Diellza së shpejti me surpriza

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT