• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Jorida Tabaku me akuzë të fortë: Pastrimi i parave në Shqipëri është ngritur në sistem
Home
Shqipëri

Jorida Tabaku me akuzë të fortë: Pastrimi i parave në Shqipëri është ngritur në sistem

13 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

“Korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem”. Keshtu ka deklaruar nënkryetarja e Komisioni të Ekonomisë, deputetja e PD-se, Jorida Tabaku sot gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit.

Sipas Tabakut, të të dhënat e fundit zyrtare nga zyra e prokurimeve publike tregojnë se qeveria shqiptare ka kryer pothuajse 30% të tyre me prokurim të drejtpërdrejt, nderkohe qe nga 9613 proçedura 3318 janë me negociim pa shpallje.

Tabaku tha se këto janë kontrata që i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë një personi të vetëm të lidhur me qeverinë.

Duke cituar strategjinë e zgjerimit, Tabaku nenvizoi se pjesen ku thuhet se prokurimet publike që shkojnë tek klientët e caktuar të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë një nga elementët kryesorë të korrupsionit qeveritar.

“Nëqoftëse ka një fushë që opozita dhe mazhoranca mund të ulen bashkë për të hartuar një strategji të përbashkët për integrimin europian, kjo është lufta ndaj korrupsionit”-u shpreh Jorida Tabaku.

Ajo iu referua raporteve ndërkombëtare që përmendin korrupsionin si problemin kryesor. “90% e bizneseve shqiptare, thotë Transparency International, kanë paguar një herë gjatë vitit të fundit pagesa korrupsioni në një zyrë shtetërore. Sistemi i shëndetësisë thotë raporti i Freedom House, është një nga sektorët ku korrupsioni është më i lartë, ku qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me pagesa nën dorë”-u shpreh Tabaku.

Ajo vuri në dukje e korrupsioni elektoral, siç përmendet në raportin e OSBE/ODIHR, është një nga format më të shëmtuara të korrupsionit që, si në të gjitha vendet e Ballkanit, edhe në Shqipëri, është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason Shpat Kasapi: Vajzat kanë bërë çmenduri për mua, kam dhënë autografe në gjoksin e tyre (FOTO)
Previous article Perez paralajmëron Ronaldon: Nëse shkon te PSG, unë do të blej Messin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT