• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pensioni në bankë, procedura si të shmangi radhët dhe postën
Home
Sociale

Pensioni në bankë, procedura si të shmangi radhët dhe postën

13 October, 2017 Editor Sociale

7 banka në vend ofrojnë mundësinë e marrjes së pensionit, duke shmangur radhët apo pritjen e postierit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 7 banka. Por si merret pensioni në bankë?

Mjafton një kërkesë pranë bankës dhe libreza e pensionit, në mënyrë që në muajin pasardhës të merret pensioni në bankë. ISSH sqaron se më pas procedura ndiqet nga specialistët e tyre. Pensionin e merrni në bankë pas asnjë komision, pasi tarifat paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në çdo rast që tërhiqni pensionin në bankë, të moshuarit nuk paguajnë asnjë lek, kjo vlen edhe në rastin kur lekët tërhiqen nga bankomati.

ISSH
“Për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, shërbimi cilësor ndaj qytetarëve është objektivi më i rëndësishëm, prandaj duam të eleminojë burokracitë dhe radhët e panevojshme. Një nga këto shërbime është edhe pagesa e pensioneve në banka, e cila e ndërthurur edhe me sistemet informatike i mundëson qytetarëve që të marrin përfitime të drejta, në kohën e duhur. Kjo do të thotë më shumë mundësi dhe më shumë përkushtim, në respekt të atyre që kanë punuar gjithë jetën!”, – thotë në një njoftim Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Edhe Drejtori i ISSH Astrit Hado u shpreh pak ditë më parë se marrëveshja me bankat shmang burokracitë dhe lethtësimin e procedurave për të moshuarit.

Përfitimet që merren në bankë
Sipas ISSH-së të gjitha llojet e përfitimeve mund të merren në bankë, duke filluar që nga: Pensioni i pleqërisë. Pensioni i invaliditetit. Pensioni familjar. Ushtarakët. Pilotët fluturues në pension. Ushtarakët e nëndetëseve. Punonjësit e nëntokës, minierës. Pensionet e posaçme shtetërore. Invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë. Veteranët e luftës. Punonjësit e industrisë ushtarake. Skema e dëshmoreve. Personat që gëzojnë tituj shkencorë. Punonjësit e shtetit

Llogaritja e pensionit
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore, shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar aplikuesi për pension, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social.

Ndërsa shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Por, në çdo rast shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndjesa e Mero Bazes: Flamur Nokën e keni peshqesh prej meje
Previous article Qeveria pagoi 15.3 milionë euro vendime të Strasburgut

Editor

Postime të ngjashme

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec Aktualitet

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT