• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Kalvari i HISTORISË SË DHIMBSHME”/ Si ua vrau djalin 15-vjeçar GJAHTARI me pushkë. Ja çfarë ka ndodhur me PRINDËRIT
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Kalvari i HISTORISË SË DHIMBSHME”/ Si ua vrau djalin 15-vjeçar GJAHTARI me pushkë. Ja çfarë ka ndodhur me PRINDËRIT

11 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Pas thuajse 15 vjetëve nga vrasja e djalit 15-vjeçar, një familje shqiptare ka parë drejtësinë të shkojë në vend: gjykata civile e Vicencas ka vendosur që vrasësi, një shtetas italian, t’i japë dëmshpërblimin maksimal që njeh ligji italian në këto raste.

Gjithçka pati fillim në 2003-shin, kur një italian, për gjah në Shqipërinë e mesme, vrau një djalë 15 vjeç. Drejtësia shqiptare akuzoi italianin për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”. Dënimi përfundimtar (pas tre shkallëve të gjykimit), 3 vjet burg, u dha në vitin 2009, në mungesë, pasi italiani ndërkohë ishte kthyer në vendlindje. U shpall në kërkim e menjëherë u kërkua që dënimi penal shqiptar të njihej nga drejtësia italiane.

Në Itali, familja i beson çështjen gjyqësore avokates Ilda Beqo që rrëfen këtë ngjarje për shqiptariiitalise.com dhe që për të tuteluar familjen e 15-vjeçarit nuk dëshiron të japë të dhëna për identifikimin e viktimës dhe të vrasësit.

“Në Itali na u desh të ndiqnim dy rrugë paralelisht, nga njëra anë njohjen e vendimit penal të drejtësisë shqiptare e nga ana tjetër të ngrinim gjyqin civil në mënyrë që familjes t’i njihej një dëmshpërblim i denjë”.

Pas shumë vitesh, vjet u arrit njohja e vendimit të gjykatës shqiptare, pra edhe në Itali vrasësi i 15-vjeçarit njihet tashmë fajtor për vrasje nga pakujdesia. Por, gjithsesi, nuk ka bërë asnjë ditë burg.

“Kanë kaluar shumë vjet nga ngjarja e ndërkaq në Itali ka pasur edhe dekrete falje dënimesh, kështu që për tre vjetët e dhëna në 2009-tën nga gjykata shqiptare, italiani ndoshta nuk ka për të hyrë ndonjëherë në burg” shpjegon avokatja. “Por për palën e lënduar njohja e vendimit penal shqiptar ishte shumë e rëndësishme sepse na lehtësonte punën në gjyqin civil për njohjen e dëmshpërblimit”.

E vendimi i shkallës së parë për dëmshpërblimin arriti më 31 janar. “Edhe pse askush nuk u kthen më djalin, më në fund familja do të marrë dëmshpërblimin më të lartë që njeh ligji italian” thotë avokatja Ilda Beqo.

Në fakt, si rrallëherë, gjykata i ka njohur familjes dëmshpërblimin maksimal, pa u ndikuar nga fakti që viktima ishte shqiptar e që familja jeton në Shqipëri, siç ka ndodhur herë të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për herë të parë, Kate Upton nuk duket aq bukur (FOTO)
Previous article Një baba i përkushtuar si David Bechkam! Ja çfarë bën me fëmijët e tij në fundjavë (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT