Në listën e njësive shpenzuese që shoqëron projektbuxhetin 2018 janë 89 parti politike të listuara që do të financohen nga buxheti i shtetit.
Krahas partive të njohura tashmë ka emra të padëgjuar ndonjëherë për publikun, por që në të vërtetë financohen nga taksat e tyre.
Por numrit të madh të partive politike i korrespondon një shumë e vogël financimesh nga buxheti, me vetëm 190 milionë lekësh ose rreth 1.3 milionë eurosh.
Shuma më të mëdha të financimeve publike i përfitojnë tre partitë e mëdha, PS, PD dhe LSI. Por ndër vite burimi i financimit të partive ka lënë vend për diskutime në lidhje me transparencën e financimit të tyre nga burimet e tjera.
Pavarësisht partive të shumta politike, Shqipëria vlerësohet si një vend me demokraci të brishtë dhe jo funksionale, ndaj inflacioni politik më shumë ka krijuar kosto se sa përfitime.