• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Disa njerëz arrijnë orgazma gjatë ushtrimeve fizike. Ja arsyeja pse ndodh
Home
Shëndet

Disa njerëz arrijnë orgazma gjatë ushtrimeve fizike. Ja arsyeja pse ndodh

11 February, 2018 Ina.Autor Shëndet

Në një studim të famshëm të botuar më 2012 për Terapinë Seksuale dhe Marrëdhëniet, studiuesit në Universitetin e Indianës vëzhguan 530 gra dhe zbuluan se 23 përqind e tyre kishin provuar orgazma gjatë ushtrimeve fizike dhe 46 përqind kishin ndierë kënaqësi seksuale teksa ushtroheshin. (Bazuar mbi këto të dhëna, autorët vlerësuan se 15 përqind e grave kanë pasur orgazëm gjatë ushtrimeve).

Për disa ka ndodhur gjatë ngritjes së peshave, ngjitjes së lartësive apo në mes të një xhiroje me biçikletë në rrugë të pashtruar, por shumica deklaroi se u ka ndodhur gjatë ushtrimeve për muskujt e mesit të trupit, abdominalë, të shpinës dhe të pelvisit (core muscles), çka ka bërë që orgazmave të nxitura nga ushtrimet t’u vihej nofka “coregasm”.

Studimi (dhe disa të tjerë të ngjashëm) u udhëhoq nga Dr. Debby Herbenick, e cila është tani Drejtore e Qendrës për Shëndetin Seksual në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin e Indianas. Gjatë një interviste më 2015 për promovimin e librit të saj “The Coregasm Workout”, Herbenick tha se coregasmat janë të ngjashme në ndjesi me orgazmat me orgazmat nga marrëdhëniet vaginale, “por tentojnë të ndihen më pak eksituese, më pak intensive dhe më shpuese”.

Ushtrimi që ka më tepër gjasa të japë këtë efekt? Karrigia e Kapitenit, ushtrimi me ngritjen e këmbëve që varen në ajër. Herbenick ka zbuluar se femrat kanë më tepër mundësi për orgazmë nëse e nisin ushtrimin me të paktën 20 minuta ushtrime kardio, për rritjen e ritmit të zemrës, dhe kalojnë menjëherë, pa bërë pushim, në seanca të gjata ushtrimesh të muskujve të mesit.

A kalojnë edhe meshkujt orgazma gjatë ushtrimeve?

Femrat duken më të hapura për ta diskutuar, por vlerësohet se e njëjta përqindje vlen edhe për meshkujt për eksperiencën e orgazmave gjatë ushtrimeve fizike.

Ajo që është mahnitëse te meshkujt është se shumica e tyre nuk ka ereksion para ejakulimit. Dhe për shumicën e tyre, ushtrimi kryesor nxitës është ngjitja e lartësive.

Herbenick arsyeton se kjo mund të vijë për shkak se meshkujt kanë tendencën të kenë muskuj mesi më të fortë se femrat dhe “si rezultat ka më pak gjëra që janë vërtet të vështira për mesin e tyre”. Ushtrimet e muskujve të barkut nuk janë shumë kërkues, por ngjitja është.

Nga se shkaktohen orgazmat gjatë ushtrimeve?

Këtë nuk e dimë. Shkencëtarët teorizojnë se disa ushtrime, sidomos kur muskujt janë shumë të lodhur nga fundi i ushtrimeve, stimulojnë pjesët e brendshme të trupit, si rrugët nervore që janë të lidhura me orgazmën.

Gjithashtu është sugjeruar se arsyeja pse kanë tendencë të ndodhin gjatë ushtrimeve të muskujve të mesit është se muskujt e lodhur abdominalë mund të ushtrojnë presion shtesë mbi klitorisin ose stimulojnë uterusin, çka disa herë mund të çojë në orgazmë.

Por meqenëse edhe meshkujt arrijnë coregasm-a, këto shpjegime nuk duken se japin përgjigje për gjithçka. Ka edhe teori se ato ndodhin ngaqë stimulimi i mesit të trupit mund të stimulojë edhe muskujt e fundit të legenit, të cilët janë të lidhur me kënaqësinë seksuale.

Është edhe një teori që sugjeron se meqenëse si ushtrimet edhe orgazmat e stimulojnë trupin në mënyrë të ngjashme – rritje e ritmit të zemrës, presionit të gjakut, temperaturës trupore dhe e hormoneve të gjakut – është e mundur që te disa njerëz dy burimet e stimulimit mund të “ngatërrohen”,m sipas profesorit të psikologjisë Barry Komisaruk,

E vërteta është që nuk jemi të sigurt. Ka shumë gjëra që nuk i dimë për trupin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOKS/ Florian Marku triumfon në Austri. I thyen hundën dhe boshnjaku dorëzohet i larë me gjak, në raundin e parë
Previous article Video/ Kush ishte personazhi shqiptar i ftuar në festën e miliarderit rus

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT