• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROCESI/ Skema e re e ndihmës ekonomike, ja kush e përfiton
Home
Sociale

PROCESI/ Skema e re e ndihmës ekonomike, ja kush e përfiton

10 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri ka sqaruar procesin e shtrirjes së skemës së re të ndihmës ekonomike.
Kjo skemë sipas zv.ministres do të shtrihet në të 9 qarqet e vendit, dhe do të ndryshojnë kushtet për të përfituar atë. Sipas Kospirit do të targetohen më mirë familjet e varfra dhe do të përfitojnë dyfishin e pagesës së mëparshme. Sipas saj, skema e re do tu japë fund abuzimeve dhe atyre familjeve që e përfitojnë pa të drejtë.

“Reforma në skemën e ndihmës ekonomike eshte nje risi qe kapercen kufijte e perjashtimit dhe targeton më të varfrit, duke i dhënë pagesën e ndihmës ekonomike atyre që kanë vërtet nevojë. Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetem me nje mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre. Procesi me pas vijon me verifikimin e situates në terren. Kjo skemë u konceptua për të eleminuar subjektivizmin dhe abuzimet, si pasojë e të cilave, shumë familje nuk mund të përfitonin pagesen e ndihmes ekonomike. Nderkohe qe familje të tjera e përfitonin pagesën PA TË DREJTË. Pasi u pilotua në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, aktualisht skema e re e ndihmës ekonomike sapo ka nisur të shtrihet në 9 qarqet e tjera të vendit”, tha ajo.

Nder te tjera zv.ministrja sqaroi se nepermjet kesaj skeme nuk rritet artificialisht numri i perfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen me mire familjet e varfra. Masa e pageses tashme eshte e plote dhe eshte sa dyfishi I pageses se mepareshme. Në këtë skemë janë përfshirë një numër I konsiderueshëm aplikuesish të rinj, të cilët më parë, edhe pse ishin familje në nevojë, nuk mund te aplikonin, per shkak te kritereve përjashtuese që kishte skema e vjetër, te cilat sot jane hequr.

“Duke qenë se procesi është ende I hapur, po analizojmë shkaqet e mospërfshirjes së këtyre familjeve, ku nuk përjashtohen edhe gabimet në aplikime, ndaj, për këtë arsye, do të rivlerësohen edhe njëherë këto raste, përmes sistemit elektronik dhe verifikimeve në terren. Megjithatë, edhe pas verifikimeve, nëse familjet në nevojë të cilat nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës sipas sistemit elektronik, do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi që tashmë bashkitë kanë marrë për ti mbështetur këto familje. Aktualisht Bashkive ju është disbursuar një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike, I cili është dy herë më I lartë se fondi I mëparshëm. Ndaj i nxisim Bashkitë, që përmes kritereve social-ekonomike që ato përcaktojnë- ta përdorin fondin që kanë në dispozicion sa më parë- për të mbrojtur çdo aplikues jo abuzues që del nga skema e ndihmës ekonomike, deri në momentin e krijimit të një mundësie punësimi për të. Familjet aplikuese me pjesetarë në moshë punë listohen të parat në përfituesit e vendeve te reja te punes, permes nje marreveshje te Sherbimit Social Shteteror me Sherbimin Kombetar te Punesimit”, tha ndër te thera zv.ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithëve na ze gjumi, ama këta njerëz me këto pozicione fjetjeje do ju bëjnë të mbani barkun me dorë (FOTO)
Previous article Milani rikthehet te fitorja, kuqezinjtë MPOSHTIN Spalin

luljetaautor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT