• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Këshilla
  • MakeUp
Si një 19-vjeçar themeloi brandin më skandaloz në modë dhe i bëri të gjithë për vete
Home
Modë
Koleksione

Si një 19-vjeçar themeloi brandin më skandaloz në modë dhe i bëri të gjithë për vete

10 February, 2018 k.autor Këshilla, Koleksione, Modë, Personazhe, Stil, Tendence

“Moda është një nga industritë më të vjetra në botë. Ndoshta prostitucioni është më i vjetër,” thotë Philipp Plein duke qeshur për BBC.

Dizajneri 39-vjeçar, themeloi shtëpinë e modës me të njëjtin emër kur ishte vetëm 19 vjeç, i vetëm e pa njohje. Krijimet e tij u ranë në sy emrave të njohur si naomi Campbell, Rita Ora dhe Floyd Mayweather dhe sot, Philipp Plein është ndër më të njohurit në industri.

“Nëse krahason dy brande të mëdha, e zëmë Gucci dhe Prada, s’do të gjesh një produkt që e ka njëra, por jo tjetra. Shesin të njëjtët produkte, për të njëjtin çmim. Janë në të njëjtën rrugë, ndonjëherë dizenjuar nga i njëjti arkitekt. Reklamojnë në të njëjtat revista, përdorin të njëjtat modele,” thotë Plein.

Deklarata e tij ngre një pyetje të pashmangshme. Cili është dallimi mes brandeve të cilësisë së lartë? Dhe ku hyn Philipp Plein në këtë mes?

“Dallimi qëndron në pozicionimin dhe imazhin e brandit. Njerëzit blejnë brande dhe kur blen një brand, blen një ëndërr, një emocion, një emër.”

Plein e nisi me pakgjë, me investim minimal dhe shumë punë. Fillimisht prodhoi mobilje dhe në momentin që kaloi tek veshjet, fama e tij mori të tjera përmasa.

Marka e tij njihet për dizenjo inovative, të cilat janë lozonjare, guximtare, shumëngjyrëshe dhe shpesh të dekoruara me xhevahirë. Kjo lloj ekstravagance u bë tipar karakteristik.

“Një shfaqje është pak a shumë si një funeral i lumtur. Punon muaj të tërë për të krijuar veshjet dhe momentin që ia zbulon publikut,e ke varrosur, sepse duhet të fillosh të punosh për një tjetër.”

Kritikët mendojnë se Plein bën ç’do ai të bëjë. Shijet e tij janë kaq skandaloze, sa kthehen në tërheqëse. Është e pamundur të mos i admirosh.

“S’kam qenë kurrë në një shfaqje mode. S’jam ftuar kurrë në një të tillë. Nuk e di si është. E nisa si i jashtëm që prej fillimit. Nuk kisha ndihma dhe prandaj e bëra si dija vetë.”

Dilema e tanishme e Plein është zgjedhja mes printit dhe mediave online. Pothuaj aq njerëz sa lexojnë Vogue në Amerikë, ndjekin Kim Kardashian në Instagram. Si e bën zgjedhjen, stilisti s’e ka ende të qartë, ama rënia e ndikimit të mediave të printuara për të është e qartë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Anxhela Peristeri shfaq linjat trupore për ata që e kritikuan (FOTO)
Previous article Medalja e parë e artë në Olimpiadën koreane shkon për Suedinë

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT