• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TJETËR GODITJE”/ “Bankers Petroleum” mund Shqipërinë në arbitrazh. Do i kthejmë kompanisë 57 milionë $
Home
Sociale

“TJETËR GODITJE”/ “Bankers Petroleum” mund Shqipërinë në arbitrazh. Do i kthejmë kompanisë 57 milionë $

9 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është gjykata e arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare ti kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.
Top Channel e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe avokaturës së shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.

Vendimi i tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.

Në atë kohë agjencia kombëtare e burimeve natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.
Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.

Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.

Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Por siç Top Channel mësoi ekskluzivisht, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë gjykata e arbitrazhit në Strasburgu dënoi qeverinë të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i lulzim bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I 150 MIJË DOLLARËVE/ Shtypi skocez denoncon lobuesit e PD: Kompani fantazëm, pastron para të pista!
Previous article 'S'të shkojnë, pse i bëre?', Alban Ramosaj zhgënjen fansat me ndryshimin drastik të pamjes

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT