Monika Qosja do të jetë deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndonëse e renditur e fundit në Qarkun e Beratit për Partinë Demokratike në zgjedhjet e qershorit, ajo pritet të marrë mandatin e ligjvënëses brenda 30 ditëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Qosja do të zëvendësojë kështu Eduard Halimin e dorëhequr këtë të premte. Për shkak të kuotave gjinore, mandati i ish-ministrit të Drejtësisë i kalonte direkt Juvina Janit, por kjo e fundit tha se nuk mund ta merrte për shkak të problemeve familjare.
Qosja në bazë të CV-së të dorëzuar kur kandidoi në listën e PD-së shkruante se profesioni i saj ishte laborante stomatologe, por pa përvojë në punë.
/AlpeNews.al/






