Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama u tall në Kuvend për të dytën herë me deputetin Dashamir Shehi.
Rama e ka cilësuar atë pijanec, që ri gjithë ditën duke ngrënë pilaf, grosh e plënc, dhe duke pirë raki.
Reagimi i Ramës erdhi pas një deklarate të Shehit, që nuk duhet t’i kemi sytë nga investimet turke, por europiane.
Shehi është një personazh i dashur në rrjetet sociale, por dhe në publik, për natyrën e tij babaxhane dhe për faktin se nuk është përmendur asnjëherë në politikë, për afera korruptive.
Ndaj dhe komentues të shumtë, kanë sulmuar Ramën për talljen me Dash Shehin, i cili për më tepër, është kthyer edhe në një personazh memesh të lezetshme.(TemA)


















