Njëzet e pesë vjeçarja është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj përshkak se kishte refuzuar marrdhënie seksuale me të, njofton Zhurnal.
Ajo në polici ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se dje (e mërkurë) rreth orës 18:30 në fshatin Vollkovë derisa kishin qëndruar në veturën e ish të dashurit, I.A ishte sulmuar nga ai me grushta në kokë, trup, shpinë dhe kah duart me çka kishte filluar ta prekë nëpër trup.
Arsyeja për sulmin, sipas vajzës, ka qenë sepse ajo kishte refuzuar marrdhënie seksuale me të përshkak se ata kishin ndërprerë lidhjen e tyre para dy javëve.
Po punohet për zbardhje të plotë të rastit./Zhurnal.mk


