• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arratisja e studentit nga Gjykata/ 120 minutat e ikjes së çmendur dhe roli i dy policëve të paraburgimit
Home
Aktualitet
Kronikë

Arratisja e studentit nga Gjykata/ 120 minutat e ikjes së çmendur dhe roli i dy policëve të paraburgimit

9 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pas ngjarjes ku Saimir Ahmeti u arratis nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, janë vënë në pranga për shpërdorim detyre dy punonjës të Policisë së paraburgimit Sarandë, të cilët e shoqëronin të arrestuarin.

Dy punonjësit e Policisë kishin për detyrë të shoqëronin 24-vjeçarin, ndërsa pritej vendimi për rishikimin e “masës së sigurisë”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë një javë më parë. Por, duke përfituar nga situata, i riu është arratisur nga tualeti i Gjykatës dhe u kap pas dy orësh kërkime.

Drejtoria e Burgjeve bën me dije se ditën e mërkurë, nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është bërë verifikimi i ngjarjes së ndodhur në mjediset e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në lidhje me procedurat e ndjekura nga punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve.

Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë të Njazi Kaçupaj, 52 vjeç dhe Fatjon Idrizi, 28 vjeç, të dy banorë të Sarandës me detyrë punonjës të Policisë në burgun e Sarandës.

Sipas Policisë, arrestimi i dy efektivëve është bërë pasi gjatë shoqërimit në ambientet e Gjykatës të të paraburgosurit Saimir Ahmeti, i arrestuar për veprën penale “Përndjekje”, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga mjediset e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri. Saimir Ahmeti është arritur të kapet rreth dy orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Njazi Kaçupaj e Fatjon Idrizi kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”. Materialet procedurale në ngarkim të dy efektivëve të paraburgimit Sarandë i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E konfirmon klubi/ Interi transferon këtë sulmues, zbulohet kur mbërrin në Milano
Previous article (FOTO) Aferdita Dreshaj ribashkohet me të fejuarin, shfaqet mjaft seksi dhe e 'rraskapitur'

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë Aktualitet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT