• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3 ish-drejtorë të lartë të Policisë së Shtetit: Ja çfarë duhet të bëjë Ardi Veliu
Home
Sociale

3 ish-drejtorë të lartë të Policisë së Shtetit: Ja çfarë duhet të bëjë Ardi Veliu

9 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Prej 5 shkurtit të këtij viti drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është Ardi Veliu. Ai e ka marrë këtë detyrë në një moment delikat për policinë. Brenda 4 vite e gjysmë që kjo mazhorancë është në pushtet, janë larguar 3 drejtorë të përgjithshëm të policisë, janë larguar nga puna 9 drejtorë të qarqeve dhe janë larguar fare nga policia 1300 oficerë të policisë. Mbi të gjitha, situata në polici pas skandalit të ministrit të Brenshëm dhe disa drejtuesëve të të implikuar në trafikun e drogës ka qenë e nderë.

Por tre ish-drejtues të lartë të policisë së Shtetit janë optimistë që situata do të ndryshojë për mirë vetëm nëse drejtori i ri Ardi Veliu do zbatojë disa këshilla që ata ia dhanë mbrëmë gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Veli Myftari, ish-drejtori i policisë së Durrësit Aleks Hajdari dhe ish-drejtori i Policisë Rrugore Agim Çiraku këshilluan Ardian Veliun në këto drejtime:

1.Ardi Veliu duhet të pastrojë policinë e shtetit nga personat e inkrimuar. Si pjesë e procesit të vettingut drejtori i ri i policisë duhet të largojë nga radhët e saj policë dhe oficerë policie që me veprime apo edhe me mosveprime kanë qenë pjesë e kriminalitetit dhe e kultivimit dhe e trafikimit të drogës. Nuk mund të ketë në polici efektiva që nuk justifikojnë pasuritë e tyre por edhe që nuk kanë zbatuar ligjet e policisë. Vetëm largimi tyre do të bëjë të mundur që lufta ndaj krimit të jetë efikase.

2.Ardi Veliu duhet të mbajë larg politikën nga policia. Përvoja e hidhur e viteve të fundit kur ministri i Brendshëm por edhe më lart tij silleshin si drejtorë policie është një element që duhet të marrë fund. Drejtori i ri duhet tu thotë stop ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa dhe kryeministrit Edi Rama nëse ata fusin hundët në punët e policisë së shtetit. Ka një ligj për funksionimin e policisë dhe nëse zbatohet ai policia do qendrojë larg politikës, në të kundërt policia do të vuajë pasoja edhe më të rënda.

3.Ardi Veliu duhet të kthejë besueshmërinë në polici. Këtë duhet ta bëjë duke patur për bazë ndershmërinë e vet personale por edhe të stafit dhe vartësve të vet. Një besueshmëri e lartë brenda policisë do të sjellë edhe besueshmëri të lartë edhe në publik.

4.Ardi Veliu duhet të identifikojë efektivët e policisë të aftë dhe profesionistë që u larguan pa të drejtë nga puna në këto 4 vjetë e gjysmë dhe të bëjë të mundur kthimin e tyre në radhët e organizatës së policisë. Largimi në vitin 2013-2014 të 1300 oficerëve të policisë ishte një nga ngjarjet më të shëmtuara dhe më me pasoja në radhët e policisë së shtetit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 28 vjet që Shqipëria të ketë dy polici, një polici në punë dhe një polici në pritje. Kjo situatë duhet të marrë fund. Drejtori i ri Veliu duhet që të kthejë në punë atë potencial që u largua pa të drejtë që edhe ligjërisht ka një vendim të gjykatës së Apelit se largimi i tyre është i padrejtë dhe kjo i rëndon jo vetëm cilësisë së policisë por edhe buxhetit të shtetit.

5.Ardi Veliu duhet të zbatojë politikën e policimit në komunitet. Krijimi i distancave të policisë nga masa e njerëzve dhe sidomos nga media ka qenë një nga dëmet që i është shkaktuar këtij institucioni. Takime të hapura me komunitetin, konferenca për shtyp, dalja në media e vetë Veliut dhe e drejtuesvëe të policisë do ta afronte këtë polici me njerëzit dhe nuk do ta bënte atë si një kazermë që nuk ka lidhje me masën e njeërzve.

6.Ristrukturimi i ri i policisë së shtetit duke nisur nga shpopullimi i drejtorisë së Përgjithshme të policisë. Në drejtorinë e policisë duhet të ketë sa më pak që të jetë e mundur policë sepse puna më e madhe është në bazë dhe jo në godinën e policisë së shtetit.

7.Vendosja përpara ligjit e të gjithë atyre policëve që nuk arrijnë rezultate në punë ose kanë rezultate negative. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria ndaj atyre policëve që nuk arrijnë ato parametra që synohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Për disa “vija të kuqe” për të ardhmen e turizmit në Shqipëri!
Previous article Perez i del kundër Zidanes: Isco qëndron në Madrid!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT