Ministri francez i Tranzicionit ambjentalist, Nicolas Hulot nga më të spikaturit e qeverisë aktuale përgënjestroi sot zërat që qarkullojnë për të për ngacmime seksuale, i cili ka marrë gjithashtu mbështetjen e presidencës dhe kryeministrit.
Në dijeni të zërave që qarkullonin prej disa ditësh në disa redaksi në lidhje me një artikull të mundshëm, Nicolas Hulot ka marrë shkas për të përgënjeshtruar në televizionin BFMTV çdo qëndrim të papërshtatshëm në lidhje me ekzistencën e dy çështjeve.
A ke qenë i akuzuar për ngacmim seksual nga një ish-bashkëpunëtore e Fondacionit ? Përgjigja është jo dhe e them me forcë se personi në fjalë, që është lehtësisht e identifikueshme, me të cilën jam në kontakt do t’ju thotë ekzaktësisht të njëjtën gjë, u shpreh ai, duke hedhur poshtë zërat se ka paguar heshtjen e saj.
Nga ana tjetër, ai pranoi ekzistencën e një ankesë në 2008, e klasifikuar ‘si rast i mbyllur’’ i mbesës së një politikani të famshëm, një vajzë e re në moshë madhore lidhur me akuza që datojnë nga viti 1997.
ATSH/


