Ish kryeministri Sali Berisha reagoi me nje status te gjate nje dite me pare ne rrjetet sociale per gazetarin Artan Hoxha dhe deklaratat e tij ne studion e emisionit “Opinion”, lidhur me arrestimet e fundit te disa ish – drejtoreve te ARRSH per abuzimet me rrugen Tirane-Elbasan.
“Sqaroj ketu se vetem nje jave pasi i mori deshmine nje te riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si per te justifikuar apo bere te parendesishme jeten e nje njeriu, perdhos per se vdekuri viktimen e tij duke thene se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth pune e madhe se u vra). Por me kete rast dua ti perseris edhe njehere sharlatanit Artan Hoxha, qe trillon se fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa te gjeje vrasesin e te ndjerit, deshmitarit, ai dhe vetem ai eshte i dyshuari nr 1 si hjekes, vrasjes se tij.
Pavaresisht nga kjo, ky njeri del ne çdo studio televizive duke vjelle lajme te rreme per çdo gje, dhe qe te gjitha sipas urdherit te atyre qe e kane peng ose e paguajne, dhe moderatoret fatkeqesisht vetem sa nuk i thone sharlatanit, qe ne cdo fjale nxjerr nje genjeshter, se pa ty ne nuk bejme dot!”, shkruante Berisha nder te tjera.
Por gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbreme ne emisionin “Arena” ne “Oranews”, tha: “Mesazhi që mora nga Berisha sot ishte qepe gojën, kalove vijën e kuqe”.
“Mesazhi që më ka dhënë sot politikani historik i 28 viteve të fundit është zotëri qepe gojën se ke kaluar vijën e kuqe, kaq. Dhe fjala hjekës është vetëm në Kanun nuk e gjen dot në fjalor, hape fjalorin e gjuhës shqipe”, u shpreh gazetari Hoxha, i cili si reagim fillestar pati nje status ne profilin e tij ne rrjetet sociale, ku e falenderonte Berishen per reklamen qe i bente.
Ndër të tjera Hoxha tha se mesazhi i Berishës “është i koduar dhe ky është problemi”.


