Dhjetëra policisë të FNSH e RENEA, ato të Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë angazhuar për të arrestuar tre të rinj në qytetin e Elbasanit, të akuzuar si autorët e atentatit me tritol ndaj “të fortit” të Shkodrës Lul Kulla.
Të maskuar e armatosur deri në dhëmbë policët e shumtë janë angazhuar për arrestimin e tre të rinjve nga Elbasani. Në videon e shpërndarë nga policia duket qartë momenti kur të rinjtë kapen mat brenda banesave të tyre në Elbasan, ndërsa policia i ul në gjunjë për t’i prangosur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Endri Çopja 29 vjeç, Argel Lulaj 31 vjeç, Serxho Teta, 24 vjeç të tre nga Elbasani policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.


