• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fitoi 559 milionë $! Në gjyq për t’i shpëtuar fatit të keq
Home
Jetë

Fitoi 559 milionë $! Në gjyq për t’i shpëtuar fatit të keq

8 February, 2018 luljetaautor Jetë

Gruaja nga New Hampshire që fitoi lotarinë 559 milionë dollarë të muajit të kaluar kërkon nga zyrtarët të mbetet anonime me shpresën se kështu do të arrijë t’i shpëtojë mallkimit të lidhur sipas saj me pasurinë e madhe që mbërrin në mënyrë kaq të befasishme.

Fituesja është përfshirë në një betejë të zgjatur ligjore për ta mbajtur të fshehtë emrin e vet në një kohë kur organizuesit e lotarisë këmbëngulin se ligjet lokale kërkojnë të shpallet emri i fituesit, çmimi dhe qyteti në mënyrë që publiku të mësojë se çfarë ndodh.

Por gruaja edhe në dokumentet e paraqitura në Gjykatë, e thekson se po përpiqet ta shmangë fatin e keq që ka pllakosur mbi disa fitues.

Në 2006-tën, 42 vjecari Abraham Shakespeare nga Florida fitoi 17 milionë dollarë. Ai u vra tre vjet më pas nga DeeDee Moore, një grua që e vuri në shënjestër për paratë e tij.

Në vitin 1996, Jeffrey Dampier, mori 20 milionë dollarë nga lotaria në Illinois. Ai jetoi i lumtur për disa vjet derisa në 2005-sën, u qëllua për vdekje nga kunata e tij, e cila donte ta zhvaste.

Doris Murray, nuk i gëzoi dot 5 milionë dollarët e fituar në 2007-tën. I dashuri i saj e vrau me thikë sepse nuk binte dakord me faktin që ajo donte t’i përdorte për nipërit.

Deborah Mcdonald fitoi vetëm 5000 dollarë përpara 8 vjetësh, por edhe pse shuma ishte shumë e vogël krahasuar me të tjerët, nuk shpëtoi nga fati i keq. Rrugës për në shtëpi, u godit nga një makine dhe vdiq në vend.

Kur siguroi 31 milionë në lotarinë e Teksasit në 1997-tën, Billie Bob Harrell mezi priste të shijonte jetën e re dhe ishte shumë bamirës, por prej zemërgjerësisë së tij për të ndihmuar të huajt, familja u detyrua disa herë të ndërronte shtëpi e numra telefoni, situata e krijuar e çoi drejt divorcit e në fund, dy vjet pasi kishte marrë paratë, vrau veten.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEPOLICI i Shkodrës/ Detajet e superoperacionit për autorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulëzim Kullës (EMRAT)
Previous article RUMANI/ 16 të vdekur nga epidemia e gripit

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT