• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Majko me Senatorin e Miçiganit: Plan për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA
Home
Shqipëri

Majko me Senatorin e Miçiganit: Plan për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA

8 February, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim me Senatorin e shtetit të Miçiganit, njëkohësisht Kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Senat, Gary Peters.

Pasi e falenderoi Senatorin Peters për punën e tij në mbështetje të komunitetit shqiptar në Miçigan, Ministri Majko e informoi atë mbi përpjekjet që po bëhen në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të forcuar marrëdhëniet me diasporën shqiptare kudo në botë.

Majko u ndal tek rëndësia që qeveria i kushton komunitetit shqiptar në SHBA, si një prej komuniteteve më të mëdha.

“Po punojmë për të mundësuar një koordinim më të mirë të shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm për një përfaqësim më të madh të tyre në vendin pritës, por edhe krijimin e lidhjeve më të forta mes anëtarëve të komunitetit”, u shpreh Ministri, sipas të cilit kjo do të mundësoje ruajtjen e identitetit kombëtar.

Majko foli lidhur me planet për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA. U përmendën gjithashtu iniciativa që do të mundësojnë ardhjen në Shqipëri të të rinjve me origjinë shqiptare gjate periudhës së verës.

Nga ana e tij, Senatori Peters u shpreh se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Miçigan, janë pasuri për shtetin që ai përfaqëson.

Ai bëri të ditur se do të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Senatori iu referua rastit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht shkollimit e kualifikimit profesional, rrezikojnë deportimin nga mos arritja e një marrëveshje për DACA-n, programi që mbron mijëra emigrantë ne vend.

Në fund, Senatori Peters i shprehu mirënjohjen e tij Majko për rolin e Shqipërisë në strehimin e MEK-ëve, duke nënvizuar se ky gjest tregon se Shqipëria është një mik i vërtetë i SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dalin pamjet e para nga brenda Ambasadës amerikane në Kosovë
Previous article Pacult: Fitojmë me Kamzën, nuk i shoh rivalët

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT