• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Pacult: Fitojmë me Kamzën, nuk i shoh rivalët
Home
Futboll

Pacult: Fitojmë me Kamzën, nuk i shoh rivalët

8 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Pas suksesit në Shkodër dhe barazimit rivalët direkt të Flamurtarit, Kukësi kërkon fitoren e parë përballë publikut të vetë për vitin 2018. Trajneri Peter Pacult i ka të qarta vështirësitë e sfidës me Kamzën, megjithatë beson te cilësia e ekipit që drejton.

Ndeshja me Kamzën do të jetë shumë e vështirë, pasi është një skuadër që edhe pse është kthyer vetëm këtë vit në Superiore ka bërë shumë mirë dhe është vetëm tre pikë pas nesh. Besoj që në këtë ndeshje të arrijmë fitoren e parë përballë tifozëve tanë, atë fitore që kërkuam edhe përballë Flamurtarit, por që për disa arsye nuk e realizuam. Shpresoj që disa gabime që shfaqëm në ndeshjen e fundit të mos i përsërisim, por ti përmirësojmë. Shpresojmë të bëjmë shumë më mirë në sfidën e së shtunës, edhe sepse pres që kundërshtarët të luajnë në mënyrë kompakte dhe që do të provojë të na vendosë në vështirësi. Megjithatë besoj te fitorja.

Përveçse për të larguar një kundërshtar në renditje, sfida me Kamzën vlen shumë edhe sepse verilindorët mund të përfitojnë nga dueli i Skënderbeut me Famurtarin, për të synuar ti marrin vlonjatëve vendin e dytë në renditje.

 

Të them të drejtën nuk më intereson shumë ajo ndeshje, por duhet të përqendrohemi te paraqitjet tona dhe jo tek ajo çfarë bëjnë skuadrat e tjera. Tani çdo ndeshje dhe çdo tre pikësh është shumë i rëndësishëm, duke patur parasysh që Kamza është mbrapa nesh. Synuam prej javës së kaluar që të fitonim dhe të ngjiteshim në vendin e dytë. Nuk ia dolëm, megjithatë e rëndësishme është që Flamurtari i vendit të dytë nuk na u shkëput. Këtë javë kemi një mundësi që nëse marrim tre pikët të vazhdojmë rrugën tonë dhe nga ndeshja në ndeshje të shohim për të ardhmen.

Edhe pse Albi Alla do të mungojë sërish, ekipi ka garancinë që jep prezenca e Ylli Shametit në qendër të mbrojtjes, ndërsa trajneri Pacult foli edhe rreth gjendjes së Amido Balde, goditjes surprizë në fundin e merkatos, ish-sulmuesit të Celtic, Metz, Hapoel Tel Aviv e Maritimo.

 

Pas dëmtimit në ndeshjen e kaluar, Shameti është stërvitur gjatë gjithë kësaj jave dhe është në gjendje që të luajë prej përballjes me Kamzën. Alla në anën tjetër vazhdon të vuajë problemet me gjurin, megjithatë shpresojmë që javën e ardhshme ti bashkohet skuadrës. Për sa i takon Baldes, e dimë që ka ardhur për të na ndihmuar, por ende nuk e ka kapur rritmin e stërvitjeve apo formën optimale që unë kërkoj. Lojtarit i duhet kohë të përshtatet dhe ka pasur një pauzë të gjatë, e duke qenë se kemi edhe 19 ndeshje çdo lojtar është i rëndësishëm. Shpresoj që prej javës që vjen, duke u stërvitur, të jetë në gjendje të japë edhe ai kontributin e tij. Është fakt që Balde ka një karrierë të rëndësishme dhe ka luajtur me ekipe të mëdha, shpresojmë që të na ndihmojë në fazën e ardhshme në kampionat, por do të luajë vetëm në momentin kur unë e shoh që është i vlefshëm për skuadrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Majko me Senatorin e Miçiganit: Plan për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA
Previous article Mediat kosovare vënë në ‘shënjestër’ gruan e Haradinajt: Ja sa kushton çanta e Anitës

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT