Ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në News24 për çështjen e radarëve dhe akuzat e opozitës se ato janë fikur qëllimisht për t’i dhënë hapësirë trafikantëve. Gazetari Artan Hoxha tha se në një operacion në Gusht të vitit 2017, gjatë ndjekjes së një mjeti lundrues, radarët janë fikur nga qendra.
Mimi Kodheli tha se teknikisht radarët nuk mund të fiken dhe sipas saj janë 98% në gatishmëri.
“Ftoj Prokurorinë të hetojë për këtë informacion. Mua më erdhi një mesazh tani nga një drejtues i lartë i FA dhe thotë se po të shohësh letrat e firmosura ka ndryshime. Nëse ka pasur një të dhënë të tillë që janë fikur radarët e ftoj prokurorinë të hetojë. Ajo që di tju them është se d i kam gjetur radërët ‘shut doën’ dhe i kam ringritur. Në informacionet e fundit që më vijnë, radarët janë 98% në gatishmëri dhe teknikisht nuk mund të fiken. Serverat që janë në sistemin e radarëve mbajë informacion për 3 vite dhe mund të hetohet dhe janë aty të gjitha të dhënat dhe shenjat”- tha Kodheli.


