Reagime te shumta pas publikimit live nga ana e kryeministrit te fazes se Parë te Operacionit AntiTepsi.
Shume komentues i jane drejtuar Rames ne faqen e tij ne Facebook, duke e akuzuar per show, te tjere se hallet dhe shqetesimet nuk zgjidhen me ankesa ne televizor, nderkohe qe dikush i shkruan se eshte ankuar ne platforme por nuk ka marre zgjidhje. Rrama ka nje pergjigje per secilin prej tyre.
Replikat
Komenrtuesi: O zoti rama ke te drejte por prap vazhdojne me pislliqe mos u beso shume zyrtareve te tu
Rama: Une nuk i besoj asnje zyrtari Petrit, une te them ty llumin mund ta pastrojme vetem se bashku, sepse ti mund ta kerkosh te drejten qe s’ta jep llumi tek shqiperiaqeduam.al dhe ti merr te drejten per 10 dite ndersa ne e pastrojme nga zyra ate perfaqesues te llumit qe s’ta ka dhene te drejten qe te takonte! Kaq e thjeshte eshte Petrit, kaq e thjeshte
Komentuesi: Deri me sot je me i miri vazhdo te punosh po ceshtja e detit me grekun nuk arrij ta kuptoj si esht e drejta
Rama: Cfare nuk kupton? Eshte shume e thjeshte, duam mbrapsht ate na takon. Kaq
Komentuesi:Une bera ankese dhe nuk zgjodhet asgje …vetem me kthyet nje pergjigje …mos mashtroni duke bere show neper televizione .
Rama: Petrit, keta qe jane ketu dhe disa mijera si keta, nuk jane show televiziv, jane njerez te thjeshte qe e kane zgjidhur problemin e tyre permes platformes! Ti nuk e ke zgjidhur?! Ka dy mundesi: Ose nuk e ke regjistruar ankesen aty ku duhet ose ajo qe ke kerkuar nuk te takon. Nese s’ke marre pergjigje fare eshte e para, nese ke marre pergjigje qe nuk te takon eshte e dyta. Po shans qe nje qytetar te mos marre ate qe i takon nga platforma apo te mos marre fare pergjigje nuk ka! Shkruaje ketu cfare ankese ke bere, ku e ke bere dhe ta verifikojme menjehere
Komentuesja: Gazetart qysh sot te japin dorheqje sepse e kemi edin a po e shikoni si sillet tepsi kazan.sahan pa lug se ska gje me henger
Rama: Ermira, ironite dhe talljet jane krejt pa vend, po rendesi ka ta dish qe po pate ndonje hall me zyrat e shtetit adresa eshte shqiperiaqeduam.al
Komentuesi:nuk zgjidhen hadhet e popullit neper emisione televizive po me ligje kjo esht tallje ashiqare publike ne snje vend te botes nuk bejn Kryeministrat kshu soj si ju Z Kryeminister
Rama: Ah, kur njeriu i shkrete s’do as te degjoje as te kuptoje nuk e ndihmon dot as Perendia! Po me ligje pra me ligje, ate po themi me ligje…



