• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MATURANTË VËMENDJE! Udhëzimi i Ministrisë për Maturën: 5 provime me DETYRIM dhe me ZGJEDHJE
Home
Sociale

MATURANTË VËMENDJE! Udhëzimi i Ministrisë për Maturën: 5 provime me DETYRIM dhe me ZGJEDHJE

7 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Edhe këtë vit, maturantët do t’i nënshtrohen pesë provimeve për të mbyllur ciklin e mesëm shkollor. Kjo përcaktohet në udhëzimin nr.28 të Ministrisë së Arsimit, i cili daton që më 29 dhjetor të 2017-ës, por është publikuar vetëm një ditë më parë.

Në listën e lëndëve me zgjedhje janë 50 të tilla, 21 prej të cilave u përkasin shkollave të mesme të përgjithshme, 3 atyre artistike dhe 26 për shkollat profesionale.

Maturantët e sivjetmë dhe ata të viteve të kaluara, që aspirojnë të ndjekin studimet e larta, duhet të plotësojnë në muajin mars Formularin A1/A1Z, ku të përcaktojnë lëndët me zgjedhje që i orientojnë drejt profileve ku aspirojnë të ndjekin studimet. Zgjedhja e provimeve, që e çojnë apo jo në universitet, mbetet në dorën e kandidatit.

“Maturanti/kandidati i shkollave të mesme të përgjithshme zgjedh dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje sipas tabelës në pikën 5, pavarësisht nëse i ka zhvilluar apo jo, apo i janë ofruar ose jo ato nga shkolla në planin mësimor”, thuhet qartë në udhëzim.

Kushtet janë të njëjta:

duhen patjetër dy provime, shuma e krediteve të të cilave duhet të jetë së paku 8.

Sakaq, në udhëzim përcaktohet që e njëjta lëndë, me dije të thelluara apo bazë (për shembull Gjeografi bërthamë dhe gjeografi e thelluar) nuk mund të zgjidhet dy herë. Pas këtij udhëzimi, maturantët presin datat e provimeve e më pas kalendarin me datat e plotësimit të formularëve.

Sakaq, në faqen e MAS ata mund të punojnë me programet orientuese të lëndëve, që mendojnë t’i zgjedhin si provime me zgjedhje. Të gjithë maturantët, që kalojnë me sukses këtë proces, kanë të drejtë të aplikojnë për studimet e larta që këtë vit do të kryhen te qendra e shërbimeve arsimore. 40 mijë nxënës përafërsisht përfundojnë shkollimin e mesëm çdo vit.

Por, garues potencialë për në fakultete janë më pak, pasi një pjesë nuk kalojnë dot vitin, ndërsa të tjerë rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Thaçi bën THIRRJEN: Demarkacioni të kalojë sa më shpejt. Të arrihet MARRËVESHJA Kosovë-Serbi
Previous article SPARTAK NGJELA/ Shqipëria favorite kryesore për të hyrë e para në BE, ja ç’do ndodhë me Berishën dhe Ramën

g.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT