• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Mbanin drogë dhe tritol në MAKINË”/ Si u kapën në FLAGRANCË 4 persona në LEZHË
Home
Aktualitet
Kronikë

“Mbanin drogë dhe tritol në MAKINË”/ Si u kapën në FLAGRANCË 4 persona në LEZHË

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Drogë, municione dhe tritol në makinë, arrestohen në flagrancë katër persona. Policia e Lezhës bën të ditur se në automjet u gjet 131 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, lëndë plasëse dhe fishekë.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në rrugën Bukmir-Kallmet nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.

Në pranga u vunë shtetasit me iniciale Xh.G., 30 vjeç, A.G., 35 vjeç, N.G.,55 vjeç dhe P.G., 26 vjeç, banues në Lalm të Ri dhe Ishull Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 131 kg cannabis sativa, 30 fishekë model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarrpërcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol.

Të ndaluarit u prangosën teksa po lëviznin në orët e mbrëmjes në drejtim të Kallmetit me një automjet tip foristrade. Policia dhe Prokuroria kishin siguruar informacion në rrugë operative për aktivitetin e personave të arrestuar. Telefonat e tyre ishin vënë në përgjim prej të paktën një muaj. Në bazë të bisedave telefonike, Policia ka vepruar menjëherë duke sjellë dhe kapjen në flagrancë të katër të akuzuarve. Policia i zuri pritë foristradës në afërsi të fshatit Kallmet, ndërsa në momentin e ndalimit, të ndaluarit nuk u bënë rezistencë uniformave blu.

Policia ka dyshime se të ndaluarit janë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve, por kjo nuk është faktuar ende.

Vetë të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin para oficerëve të Policisë, ndërsa po vijojnë hetimet për të mësuar më tepër detaje rreth aktivitetit të tyre kriminal, destinacionin e lëndës narkotike dhe sendeve të tjera të sekuestruara.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. Katër të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës gjatë ditës së hënë për t’u njohur me masën e sigurisë.

  • NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË DEGA – LEZHË

“Më datë 03.02.2018, Policia e Lezhës, gjatë një operacioni në rrugën Bukmir – Kallmet, arrestoi në flagrancë shtetasit Xh.G, A.G., N.G., dhe P.G., 30 vjeç, 35 vjeç, 55 vjeç e 26 vjeç, banues në Lalm i Ri dhe Ishull Lezhë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 131 kg cannabis sativa, 30 fishekë model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarrpërcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë”, bëhet e ditur nga Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Djalin në burg ma keqtrajtojnë ka tentuar të vrasë veten”, drejtori: Nuk ka asgjë të vërtetë
Previous article Besojeni ose jo, ja kush nga femrat e familjes Kardashian është më e pasura (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT