• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Djalin në burg ma keqtrajtojnë ka tentuar të vrasë veten”, drejtori: Nuk ka asgjë të vërtetë
Home
Aktualitet
Kronikë

“Djalin në burg ma keqtrajtojnë ka tentuar të vrasë veten”, drejtori: Nuk ka asgjë të vërtetë

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme në redaksinë e “Panorama’, erdhi një denoncim se një i burgosur në burgun e Burrelit ishte keq trajtuar nga drejtori i këtij burgu dhe ai kishte tentuar të vriste disa herë veten. Ne kontaktuam me nënën e këtij të burgosurin zonjën Majlinda Media,  e cila na i konfirmoi këtë fakt.

Sot një ditë pas këtij denoncimi ka reaguar dhe drejtoi i Burgut të Burrelit, Fatjon Kurti, i cili deklaron se asgjë nuk është e vërtetë.

“Pikë së pari, dua t’i siguroj të gjithë familjarët e të dënuarve dhe paraburgosurve por edhe opinionin publik se “busull” e punës time si drejtues i këtij institucioni, dhe e stafit tim, në mënyrë të padiskutueshme është dhe do të jetë Ligji 8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”, i ndryshuar, konkretisht Neni 5, paragrafi I-rë dhe II-të i tij, dhe në asnjë rast apo rrethanë nuk do të lejohet shkelja e një pike të këtij ligji”, shkruan Kurti në reagimin e tij.

Reagim i plotë

Duke marrë shkas një shkrim të bërë ditën e djeshme datë 05.02.2018 në median elektronike, nga familjarët e shtetasi Krenar Medja i cili po kryen dënimin në ambientet e IEVP Burrel, dhe konkretisht nga nëna e tij, moralisht dhe ligjërisht i përgjigjem këtij shqetësimi si më poshtë:

-Pikë së pari, dua t’i siguroj të gjithë familjarët e të dënuarve dhe paraburgosurve por edhe opinionin publik se “busull” e punës time si drejtues i këtij institucioni, dhe e stafit tim, në mënyrë të padiskutueshme është dhe do të jetë Ligji 8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”, i ndryshuar, konkretisht Neni 5, paragrafi I-rë dhe II-të i tij, dhe në asnjë rast apo rrethanë nuk do të lejohet shkelja e një pike të këtij ligji.

-Së dyti, përsa i përket pretendimeve të familjarëve të të dënuarit Krenar Medja se nuk është trajtuar dhe nuk i është ofruar shërbimi i nevojshëm shëndetësor, më vjen shumë keq për këtë shqetësim pasi nuk është absolutisht i vërtetë. Unë jam vetë prind dhe e mirëkuptoj shqetësimin e saj si nënës, por njëkohësisht i bëj me dije dhe e siguroj se në asnjë rast të vetëm, djalit tuaj nuk i ka munguar shërbimi shëndetësor, dhe nuk i është cënuar asnjë lloj e drejte e garantuar me ligj.

-Së fundmi, dua t’i them nënës së të dënuarit në fjalë, se është përgjegjësi dhe detyrimi imi ligjor personal e institucional, që të garantoj respektimin e të drejtave njerëzore dhe trajtimi me dinjitet e pa diferencime, konform ligjit dhe Rregulloreve në fuqi, për çdo të dënuar/paraburgosur që kryen dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bebe Rexha kopjon Kim Kardashian me këtë foto seksi, por e pranoi vetë që dështoi totalisht (FOTO)
Previous article "Mbanin drogë dhe tritol në MAKINË"/ Si u kapën në FLAGRANCË 4 persona në LEZHË

g.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT