Padyshim, ngjarja më e rëndë e këtyre muajve është ajo e Arielës dhe Aldisonit. Dy studentë që dikur kishin qënë në lidhje dhe ishin ndarë për arsye ende të paditura.
Aldisoni mori masat ekstreme dhe qëlloi Arielën me plot katër plumba për “katër vite” lidhje, sic u quajt në fillim, e më pas qëlloi edhe veten. Ky krim pasioni, në dukje, e la studenten të vdekur në vend, dhe Aldisonin vetë disa ditë në koma për ti dhënë fund jetës edhe ai në datën 28 janar.
Ariela ishte vetëm 21 vjeçe, studionte në degën e juridikut (Universiteti i Tiranës) dhe ishte në vitin e tretë, fare pranë diplomimit. Kujtojmë ketu që Ariela ishte nxënëse e shkëlqyer, siç e përshkruajtën të afërmit e pedagogët dhe pasioni i saj më i madh duket se ishte ushtrimi i profesionit që ajo vetë kishte zgjedhur, në një të ardhme të afërt.
Alpenews.al mëson detaje të reja lidhur me jetën e studentes, në përfundim të praktikave të studentëve nga shoqet e saj të grupit në fakultet.
Mësohet se në fillim të vitit të ri shkollor, Ariela ka bërë kërkesë në Bashkinë e Tiranës për të filluar një praktikë pranë Drejtorisë juridike.
Kerkesë e cila, duket se ka ardhur në muajin nëntor, i cili përafron me muajin e ndarjes së studentës nga autori i ngjarjes, Aldison Beluli.
Pasi kjo kërkesë iu pranua, praktika zgjati 3 muaj nderkohe qe Ariela vazhdonte edhe shkollen.
E gjitha kjo, e vërteton edhe njëherë dëshirën e 21 vjeçares për tu bërë dikushi e për t’u shkëputur njeherë e mirë nga e shkuara apo mentaliteti i vendit nga vinte, gjë e cila mbeti veçse një ëndërr.
Përgatiti: AlpeNews.al




