• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rama në Fier për shembjen e disa ndërtesave. Qytetari i ankohet: Kryeministër pse na prishe shtëpitë?
Home
Sociale

Rama në Fier për shembjen e disa ndërtesave. Qytetari i ankohet: Kryeministër pse na prishe shtëpitë?

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Kryeministri Rama inspektoi mbrëmjen e sotme në Fier shembjen e ndërtesa që janë bërë në qytet në kuadër të projektit të ri për qendrën. Rama ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku Subashi dhe drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici.

Gjatë inspektimit, një qytetar i është drejtuar kryeministrit me fjalët “Keni Perëndi apo s’keni. Pse na prishët shtëpitë?”. Rama ka ndaluar duke e thirrur dhe sqaruar qytetarin në një bisedë të shkurtër për banesën e tij pranë lumit Gjanica që do të prishet. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur Rama bisedon me qytetarin në Fier.

Nexhip Këmbora në një prononcim për mediat tregon se cfarë i ka thënë kryeministri. “Më tha nëse ke dokumente do të japim lekët, nëse nuk ke do i prishim.  Kam një ndërtim te Gjanica me leje, por hipoteka ka heq dokumentet dhe më nxjerrin pa leje. Mirë që më priti tani se i kam dërguar 100 telegrame” tha ai. Në Fier janë shembur 40 objekte. Pjesa më e madhe e objekteve ishin në qendër të qytetit, ndërsa pjesa tjetër në dy anët e lumit Gjanica.

Faza e parë e këtij projekti nisi me lirimin e hapësirave për zbatimin e projektit të qendrës së Fierit. Faza e dytë e projektit konsiston në sistemimin dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica, pasi pjesa më e madhe e ndërtimeve janë bërë në brendësi të shtratit te lumit duke sjellë edhe përmbytje thuajse cdo vit. Ndërsa faza e tretë dhe përfundimtare do të  jetë krijimi i një hapësire të gjelbëruar përgjatë të gjithë shtratit të lumit Gjanica. Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi fondin financiar prej 4 miliardë  lekësh  për të kompensuar  të gjitha  objektet pranë lumit Gjanica.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamje të frikshme/ Tërmeti 6.4 ballë hedh në tokë ndërtesat dhe çan rrugët, ka viktima
Previous article STUDENTJA E JURIDIKUT/ Zbulohet e fshehta e fundit e Arielës. Kur u vra, ishte praktikante në Bashkinë e Tiranës

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT