• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Dy shqiptarë i furnizonin me drogë”. Ja si u shkatërrua grupi kriminal me 48 anëtarë në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

“Dy shqiptarë i furnizonin me drogë”. Ja si u shkatërrua grupi kriminal me 48 anëtarë në Itali

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Një grup i strukturuar kriminal është shkatërruar nga policia italiane falë një telekamere të fshehur në televizor.

Karabinierët e Compagnia Torino San Carlos kanë arritur të ndalin 48 persona, të cilët kishin mundur të krijonin një organizatë kriminale senegaleze trafikantësh droge.

Trafikantët kishin krijuar madje edhe një “seli të përgjithshme” të tyren, në një apartament të rrugën “Vigevano 52”.

Fillimisht u ndërmorën vetëm 7 masa sigurie “arrest me burg” për përgjegjësit e zotërimit dhe shpërndarjes së drogës, por hetimi ka identifikuar edhe 41 bashkëpunëtorë të tjerë, nga të cilët 18 të arrestuar dhe 23 të akuzuar për posedim dhe shitje të narkotikëve, posedim dhe prodhim të dokumenteve false, favorizim të emigracionit klandestin dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ajo që zbuloi trafikantët dhe aktivitetet e tyre të paligjshme, ishte një telekamera e fshehur në televizorin e apartamentit, që shërbente si laborator për paketimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Furnizuesit e drogës, edhe në këtë rast thuhet të jenë dy shtetas shqiptarë, edhe pse nuk dihet gjë për identitetin e tyre.

Karabinierët kanë mundur të identifikojnë bashkëpunëtorët e grupit kriminal, që kujdeseshin për fshehjen e parave që vinin nga shitja e drogës. Këto para ri investoheshin për blerje kokaine, ndërsa një pjesë mbahej për të mbuluar shpenzimet ligjore të bashkëpunëtorëve të paraburgosur tashmë.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 160 mijë euro “cash”, e një sërë dokumentesh identifikimi, mes të cilave pasaporta reale dhe të falsifikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI CEZ/ Shkëlzen Berisha mohon të ketë marrë para: Rihapja e hetimeve SHASHKË e Ramës
Previous article I dashuri i vjen në ndihmë Pamela Anderson, ja për çfarë...

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT