Shkëlzen Berisha, ka thënë se rihapja e hetimeve ndaj tij për çështjen “CEZ” nuk është e drejtë duke mohuar të gjitha akuzat e faktuara ndaj tij.
Në një intervistë në Klan, Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, shprehet se kjo është thjesht një “shashkë” e kryeministrit Edi Rama.
“Kjo është një shashkë politike, e cila ka filluar si e tillë në momentin kur Partia Demokratike depozitoji në parlament një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, për pazaret e Edi Ramës dhe largimin e CEZ nga Shqipëria, të cilëve I kushtoi shqiptarve plot 650 milion euro.
Por me ngritjen e kërkesës nga Edi Rama të këtij grupi hetimor për të sjellë prova konkrete ka rezultuar e dështuar me turp.
Kallëzimin në fjalë nuk e ka bërë asnjë prokuror, asnjë gjykatës, as policia ,as Kontrolli I Lartë I Shtëtit, Shkëlzën Berishën e ka kallëzuar vetëm Edi Rama dhe Grupi parlamentar I Partisë Socialistë. Kallëzim dhe kallëzuës më politik nuk mund të gjesh,” deklaron Shkëlzen Berisha i cili më pavarësisht se pretendon pafajsi nuk shkoi qoftë dhe vetëm njëherë në Prokurori për të vërtuar këtë gjë.
Le të sjellimi në vëmendje se privatizimi i OSHEE nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej të paktën 414 milion Euro dhe djali i ish-kryeministrit është i akuzuari kryesor.


