Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar leter porosi në Greqi për dosjen Habilaj – Tahiri. Prokuroia dyshon se Tahiri u takua me Artan Habilajn në Greqi në vitin 2014.
Habilaj ka hyrë në shtetin helen me makinen Audi me targë 003 të ish ministrit Tahiri, në gusht të vititi 2014.
Prokuroria i ka përcjellë një letërporosi autoriteteve greke për hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për përfshirje në grupin kriminal Habilaj. duke i çuar hetimet për të një tjetër fazë.
Pas Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për dosjen Habilaj-Tahiri.
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të rënda ka zgjatur edhe për tre muaj hetimet për ish Ministrin e brendshëm.
/AlpeNews.al/


