Nga burimet e policisë mësohet që në Korçë të ketë ndodhur një ngjarje sa e turpshme aq edhe komike.
40 vjeçarit, Aurel Xhambazit nuk i dilte e keqja deri sa i erdhi rasti dhe zhdëpi në dru ish dhëndrin e tij bashke me prindërit në mes të rrugës në Korçë.
Këta tre të fundit kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës por ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë dhe sipas policise e gjitha ka qene “për motive të dobëta”.
Besohet se shkaku real besohet se lidhet me krushqine e prishur mes te dyja paleve, te cilen me sa duket Xhambazi nuk e ka kaperdire dhe eshte munduar qe “ta qetesoje shpirtin”, duke i dhene nje dru te mire, ish krushqve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Aurel Xhambazi, 40 vjeçari me banim në Korçë eshte arrestuar nga policia pasi më datë 05.02.2018, ai në lagjen nr 8 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrrit të tij shtetasit E.K, 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish krushqve të tij, konkretisht shtetases V.K, 39 vjeçe dhe shtetasit A.K, 45 vjeç.
AlpeNews.al


