• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA e presidentit grek për çështjen çame/ PDIU: Kjo është FYERJE! Qeveria të reagojë
Home
Sociale

DEKLARATA e presidentit grek për çështjen çame/ PDIU: Kjo është FYERJE! Qeveria të reagojë

5 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet si dhe “Shoqata Patriotike Atdhetare Cameria”, ka reaguar pas deklaratave kercenuese te Presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili tha nga nje baze ushtarake se Shqiperia nuk duhet ta permendi Çështjen Çame.

REAGIMI:

Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj.

Por, kur deklaratat e përroit psiqik vijnë nga kreu i shtetit, Grek ,Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë.

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalojë nga lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat evropiane. Nëse Shqipëria do të heshte përballë shkeljes së të drejtave të njeriut ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE.

Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme.

PDIU I bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme.

Është e tepërt heshtja përballë fyrjes dhe përbuzjes.

Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë.

I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame.

Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje.

Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhe të gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhe arvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”.

Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet.

Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan genocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën më pas.

E vetmja mënyrë që zoti Pavlopulos ka që të thërrasë deri në në kupë të qiellit që ne, çamët nuk ekzistojmë, është të na eleminojë të gjithëve, të çojë deri në fund veprën mizore të Napoleon Zervës.

Përndryshe, sa të jetë gjallë, qoftë dhe një shqiptar i vetëm Çështja Çame do të ekzistojë, do apo nuk do Prokopi dhe soji i tij.

Përsa i përket popullsisë së martirizuar hebreje dhe Holokaustit është mirë t’i kujtojmë Presidentit grek, 25 marsin e vitit 1994, ku nën drejtimin e kryeministrit kuisling grek, Joani Ralli u çuan brenda tre orësh në kampet e shfarosjes naziste 1725 hebrenj të Epirit, mes të cilëve dhe shqiptarë të Çamërisë.

Vetëm tre orë ju desh parardhësve të Pavlopulosit për të bërë gjëmën.

Prandaj, ja ku po i themi Presidentit “trim”: Sado të kërcënosh me veto, pa veto, me ushtarë e pa ushtarë, Çështja Çame ekziston, përderisa ne bijtë e Çamërisë marrim ende frymë.

Nëse na do përballë, përballë do na kesh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT DHE FOTOT/ Ishin "kapot" e kokainës në Londër, dënim shembullor 7 shqiptarëve (DETAJET)
Previous article Këngëtarja shqiptare fjalë zemre për Robert Ndrenikën: Për të do të mbetem e vogla e...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT